Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    SHBA-ja heq bllokadën detare ndaj Iranit

    AAK-së “i ikë” kandidati për kryetar të Lipjanit

    Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës

    Zelensky i gatshëm për marrëveshje, senatori amerikan: Ditë të mira janë përpara

    Zelensky thotë se Trump ra dakord të rrisë presionin ndaj Rusisë

    VV zyrtarizon kandidaturën e Alban Hysenit për një mandat të dytë në Gjilan

    Rutte minimizon deklaratat e Hegseth ndaj NATO-s

    Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese

    Basha kërkon mbështetje nga partnerë ndërkombëtarë për projekte hekurudhore

    Presidenti iranian e cilëson memorandumin Iran-SHBA si “dokument historik”

    Prokuroria dhe Policia sekuestrojnë rreth 60 kilogramë substancë n@rkotike dhe arre*stojnë katër persona të dyshuar

    KQZ: Në veri votuan gjithsej 253 qytetarë, në Zveçan asnjë

    Rinumërimi i votave, KQZ jep detaje

    Ambasada britanike në Kosovë organizon festën për ditëlindjen zyrtare të Mbretit Charles III

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

PDK dorëzon në Kushtetuese 16 ligje, Tahiri kritika edhe për Konjufcën

13 Dhjetor 2024, 11:33
në Kryesore, Lajme
PDK dorëzon në Kushtetuese 16 ligje, Tahiri kritika edhe për Konjufcën
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese 16 ligje të miratuara në seancat e mbajtura më 5 dhjetor 2024, duke i kontestuar ato për shkelje procedurale dhe njërën prej tyre edhe për shkelje të përmbajtjes.

Tahiri tha se këto seanca, që shënuan një rekord të zi parlamentar, kanë dhunuar rendin tonë kushtetues, duke cenuar rolin, funksionin dhe mandatin e deputetëve, komisioneve parlamentare dhe vetë Kuvendit.

“Çfarë ndodhi më 5 dhjetor, ishte një shembull flagrant i shkeljes së Rregullores së Kuvendit dhe praktikave demokratike të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe atyre evropiane. Gjithë këto ligje, shumica e të cilëve u miratuan brenda të njëjtës ditë, janë rezultat i një procesi të papranueshëm që dëmton integritetin parlamentar”, theksoi ai.

Nga 16 ligjet e kontestuara, 15 ligje janë kontestuar për shkelje procedurale,  ndërsa Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, është kontestuar si në procedurë, ashtu edhe në përmbajtje.

Tahiri theksoi disa nga shkeljet kryesore dhe flagrante të Procedurave Parlamentare si miratimi i këtyre ligjeve pa miratim paraprak të rendit të ditës nga Kryesia e Kuvendit, thirrja e seancave me njoftime të vonuara e të papërshtatshme për deputetët, duke pamundësuar shqyrtimin dhe amandamentimin e materialeve ligjore, si dhe procesi i miratimit të ligjeve, nga shqyrtimi në lexim të parë deri në miratim përfundimtar, është zhvilluar brenda një dite të vetme, duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

“Edhe thirrja e këtyre seancave dhe njoftimi i deputetëve për mbajtjen e tyre është bërë në mënyrë kundërkushtetuese dhe të kundërligjshme, vërtetohet edhe me njoftimet dhe ftesat zyrtare që ne i kemi pranuar si deputetë, e të cilat simbolikisht i demonstroj dhe prezantoj para juve”, shtoi ai.

Tahiri tha se deputetët kanë të drejtë elementare kushtetuese dhe ligjore, që të njoftohen së paku 48 orë më herët për mbajtjen e seancave, që të shqyrtojnë materialet e tyre, të përgatiten lidhur me to.

“Për shembull, për seancën e caktuar të mbahet për në ora 14:40, deputetët e Kuvendit janë njoftuar me 21 minuta vonesë, pra në ora 15:01. Për seancën e caktuar për orën 19:30, deputetët janë ftuar po ashtu me vonesë në 19:31. Për seancën e caktuar për orën 20:10, deputetët janë njoftuar vetëm 2 minuta më herët, pra 20:08. Për seancën e caktuar për orën 22:30, deputetët janë njoftuar në ora 22:42”, tha ai.

Sipas Tahirit, PDK mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e Kushtetutës, rendit kushtetues dhe institucioneve demokratike, si dhe duke adresuar këto raste në Gjykatën Kushtetuese, synohet të parandalohet krijimi i precedentëve që cenojnë të drejtat e qytetarëve dhe shkelin parimet e shtetit të së drejtës.

“Kontestimi i këtyre ligjeve nuk është vetëm një domosdoshmëri për mbrojtjen e parimeve kushtetuese, por edhe një detyrë për të parandaluar dëmet që këto ligje mund të shkaktojnë ndaj interesit publik dhe demokratik. Si deputetë të PDK-së, ne do të vazhdojmë të mbrojmë Kushtetutën dhe të sigurojmë që Kuvendi të funksionojë siç e parasheh ligji”, tha Tahiri.

Partia Demokratike e Kosovës fton Gjykatën Kushtetuese të vlerësojë me kujdes shkeljet e evidentuara dhe të sigurojë që proceset ligjore të respektojnë parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës.

“Miratimi i ligjeve duhet të bazohet në transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve”, përfundoi Tahiri./Kosova Post/

Etiketat: abelard tahiriGjykata KushtetuesePDK
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Tahiri, PDK: Të pezullohet vendimi i ZRRE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike

1 vit më parë
Ismajli i PDK-së: Skandal milionësh në Ministrinë e Bujqësisë

Ismajli  i PDK-së: Nuk kemi bashkëpunim me VV-në

Nait Hasani: As Limajn nuk e votoj për kryeparlamentar

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH