Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë Ozkan Ulutas, është takuar sot me ambasadorin e sapo emëruar të Britanisë në Prishtinë, Jonathan Hargreaves.
Ulutas ka diskutuar me Hargreaves lidhur me sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Ata shkëmbyen mendime mbi tema të ndryshme, duke përfshirë aktivitetet e KKFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe veprimet e tyre për sigurinë në lidhje me dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Ulutas gjithashtu i ka uruar ambasadorit britanik punë të mbarë gjatë shërbimit në Kosovë.