Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut për lëvizjen e lirë të qytetarëve pas vendosjes së reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave serbe.
Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi tha se veprimet e njëanshme prodhojnë vetëm tension.
“Serbia dhe Kosova. Është e domosdoshme që të përmbahuni dhe të ulni tensionet, t’i ktheheni dialogut dhe të siguroni lirinë e lëvizjes pa u vonuar. Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje. Ata çojnë vetëm në tensione të panevojshme dhe duhet të ndalen”.