Anëtarët e Komisionit Parlamentar për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë duke intervistuar ish-sekretarin e kësaj ministrie, Behar Isma.
Anëtarët e komisionit e kanë pyetur Ismën për ligjshmërinë e rritjes së koeficientit të pozitës së tij për 100%, ngritjen për pesë grada të tij në prill të këtij viti si dhe një sërë çështjesh të tjera.
Isma i është kundërpërgjigjur për këtë të fundit me Raportin e Punës së komisionit për grada dhe disiplinë, të vitit 2018.
“Kriteri mbi të cilën bëhet gradimi është koha kur një zyrtar është punësuar. Me rregulloren e vitit 2009 të Shërbimit të Jashtëm ka qenë periudhë 2-vjeçare, ndërkaq në vitin 2018 rregullorja është plotësuar e ndryshuar dhe nga 2 vjet është shndërruar në 1 vit. Pas kalimit të kushtit të kohës, është pozita që mban, kriteret e kualifikimet dhe përvoja e vlerësimet nga eprorët”, ka thënë Isma.rtk