Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun nga Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se Komisioni për Shëndetësi, do ta realizojë një vizitë në Qendrën e Vaksinimit, shkruan Kosova Post.
“Komisioni për Shëndetësi, sot, më 16. 06. 2021, në orën 13:00 do realizojë një vizitë në Qendrën e Vaksinimit në Sallën 1 Tetori, ndërsa nga ora 13:30, në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik” – thuhet në njoftimin zyrtar./KosovaPost/