Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    I burgosur  politik në Serbi, 24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit

    I burgosur politik në Serbi, 24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit

    Plani i SHBA-së për Sigurinë Kombëtare ngjall frikë në BE

    Plani i SHBA-së për Sigurinë Kombëtare ngjall frikë në BE

    Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës së pavarur

    Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës së pavarur

    Elezi: Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistruar

    Elezi: Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistruar

    Vulaj: Në Senat e kanë fajësuar Serbinë për destabilizim të Ballkanit (VIDEO)

    Vulaj: Në Senat e kanë fajësuar Serbinë për destabilizim të Ballkanit (VIDEO)

    Sot përcaktohen numrat e partive për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Sot përcaktohen numrat e partive për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Viktor Buzhala aderon në Guxo

    Viktor Buzhala aderon në Guxo

    LVV reagon pas dëmtimit të shtyllës dhe pllakës së flamurit pranë varrit të Astrit Deharit

    LVV reagon pas dëmtimit të shtyllës dhe pllakës së flamurit pranë varrit të Astrit Deharit

    KQZ: Në veri votuan gjithsej 253 qytetarë, në Zveçan asnjë

    KQZ ndryshon vendimin, sjell një ditë më herët shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Konferenca e Sigurisë në Mynih nën hijen e presidentit të SHBA-së, Donald Trump

11 Shkurt 2025, 9:03
në Botë
Konferenca e Sigurisë në Mynih nën hijen e presidentit të SHBA-së, Donald Trump
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhjet tradicionalisht të ngushta mes SHBA dhe Evropës kanë karakterizuar Konferencën e Sigurisë së Mynihut për dekada.

Pavarësisht nga disa dallime: baza ishte e qëndrueshme. Bashkëpunimi ishte i mirë dhe vlerësimi reciprok. Por që kur presidenti amerikan Donald Trump mori detyrën, kjo siguri po shkërmoqet. Dhe për këtë arsye takimi i njohur ndërkombëtarisht si Konferenca e Sigurisë së Mynihut (MSC), që nis të premten (16 shkurt 2025), është tregues i gjendjes së marrëdhënieve transatlantike.

Do t’i bjerë lustra marrëdhënieve mes SHBA dhe aleatëve?

Një gjë është e sigurt: Që në javët e para të mandatit të dytë të Trumpit si President i SHBA, nga Uashingtoni fryn një erë tjetër: Së pari Amerika, është motoja e pakushtëzuar e Trump, edhe nëse politikat e tij bien në kurriz të aleatëve. Këto tensione ka të ngjarë të karakterizojnë disa debate në hotelin tradicional të konferencave të Mynihut “Bayerischer Hof”, ku politikanë, ushtarakë dhe ekspertë do të takohen nga data 14 deri më 16 shkurt.

60 krerë shtetesh dhe qeverish priten në MSC, që konsiderohet si forumi më i rëndësishëm në botë për politikën e sigurisë. Nga administrata e re amerikane, përkrah zv/presidentit J.D. Vance edhe ministri i Jashtëm, Marco Rubio ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, por jo ministri i ri i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Përveç kësaj drejtuesi i konferencës, Christoph Heusgen bëri të ditur se pritet një nga delegacionet më të mëdha të Senatit dhe Kongresit amerikan që kanë ardhur ndonjëherë në MSC. Mes të ftuarve është edhe Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Forum për shkëmbim të hapur mendimesh

Konferenca e Sigurisë është një takim joformal, në të cilin nuk merren vendime. Pikërisht për këtë arsye atje bëhet një diskutim i hapur dhe konfliktet nuk fshihen nën qilim. Donald Trump ka tashmë një ton tjetër, më të ashpër në marrëdhëniet transatlantike. “Ne jemi zhvatur nga vendet evropiane si në tregti ashtu edhe në NATO”, citon “Raporti i Sigurisë së Mynihut”, i publikuar me rastin e konferencës, një deklaratë të bërë nga Trump gjatë fushatës zgjedhore. Dhe më tej në adresë të europianëve thuhet: “Nëse nuk paguani, ne nuk ju mbrojmë”.

Trump i ka halë në sy investimet e pamjaftueshme ushtarake sipas tij të disa partnerëve evropianë të NATO-s. Ai e ka kritikuar vazhdimisht edhe Gjermaninë për këtë. Uashingtoni deri tani ka paguar pjesën më të madhe të kostove në NATO dhe i ka ofruar Evropës mbrojtje të sigurt ushtarake. Ajo nuk është më në dispozicion “falas”: Trump kërkon nga aleatët që të shpenzojnë pesë për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtje. Gjermania arrin me vështirësi dy përqindëshin, që ndërkohë konsiderohet si standardi minimal në NATO.

Një fuqi botërore me “burime të pakta”

Që republikani Trump është në gjendje të tërheqë me rigorozitet fondet amerikane nga organizatat ndërkombëtare, këtë e ka dëshmuar tashmë. Sipas “Munich Security Report” kampi i Trump-it e justifikon këtë me argumentin se edhe fuqia botërore SHBA ka vetëm burime të kufizuara dhe duhet t’i përdorë ato për të mirën e vendit të saj. “Me të vërtetë nocioni i “mungesës së burimeve” është bërë një premisë qendrore e mendimit republikan për politikën e jashtme”, thotë raporti.

Konturet e një plani paqeje për Ukrainën?

Kjo mund të ketë ndikim negativ në ndihmën për Ukrainën, në të cilën SHBA deri tani kishte rol drejtues. Gjithsesi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe përfaqësuesi i Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, do të kenë mjaft për të diskutuar. Të dy priten në Mynih.

Në prag të konferencës qarkulluan zëra, se Kellogg mund të paraqesë në Konferencën e Sigurisë planin e administratës Tump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kur u pyet për këtë drejtuesi i konferencës, Heusgen u përgjigj i kujdesshëm: “Shpresojmë që Mynihu do të shfrytëzohet për këtë dhe ne kemi edhe shenjat e duhura për të arritur përparime drejt paqes në Ukrainë.”

Heusgen shprehu shpresën se në Mynih mund të merrte formë një plan paqeje. Diplomati theksoi se integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës duhet të ruhet. Heusgen ka qenë më parë këshilltar i kancelares Angela Merkel për politikën e jashtme dhe ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Gjithsesi përfaqësuesit e qeverisë ruse nuk janë të ftuar në MSC. Baza për ftesën është “gatishmëria për dialog”, theksoi Heusgen, “dhe përderisa presidenti Putin nuk e njeh qeverinë e Zelenskit në Kiev, unë nuk shoh premisë për një dialog të tillë”. Në Mynih janë të mirëpritur përfaqësuesit e opozitës ruse dhe të organizatave joqeveritare.

Pretendimi i Trumpit ndaj Groenlandës

Shqetësim dhe tmerr në Evropë shkaktuan kërcënimet e Trump për të aneksuar zona me forcë nëse është e nevojshme, përfshirë Groenlandën, e cila i përket Danimarkës. Zëvendëspresidenti i SHBA J.D. Vance mbështet planet ekspanduese të Trump. Nëse ai e konfirmon këtë në Mynih, ka gjasa të ndeshet me kundërshtime të forta, veçanërisht nga ana e përfaqësuesve të BE dhe vendeve evropiane.

Ndaj kërcënimit të Trump ata reaguan me paralajmërimin se SHBA duhet t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar. “Paprekshmëria e kufijve është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare. Parimi duhet të vlejë për të gjithë”, ishte komenti i kancelarit Olaf Scholz (SPD). Udhëheqësi i konferencës Heusgen theksoi jo më kot disa herë para takimit rëndësinë e së drejtës ndërkombëtare. “Për mendimin tim nuk ka alternativë më të mirë se rendi i pasqyruar në Kartën e Kombeve të Bashkuara.”

Një javë para zgjedhjeve parlamentare

Politika e brendshme gjermane do të luajë këtë vit një rol të veçantë në konferencë: Takimi mbahet vetëm një javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 23 shkurtit – në fund të fushatës zgjedhore. Pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar disa kandidatë për kancelar, duke përfshirë kryetarin e CDU dhe kandidatin për kancelar Friedrich Merz, për të cilin sondazhet parashikojnë fitoren në zgjedhje.

Në prezantimet e tyre ndoshta do të bëhet fjalë edhe se sa para do të investojë Gjermania në të ardhmen në ushtri (Bundeswehr) dhe nga do të vijnë shpenzimet, duke pasur parasysh buxhetin e kufizuar. Pyetja nuk është nëse, por si mund të bëjnë më shumë Gjermania dhe Evropa për sigurinë e tyre, shkruan A2CNN. Tani që Donald Trump ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë, kjo çështje ka të ngjarë të diskutohet në Konferencën e Sigurisë në Mynih më me urgjencë se kurrë më parë.

Etiketat: Donald TrumpKonferenca e Sigurisë Mynih
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

‘Bëhuni shteti ynë i 51’, Trump: Kushti nëse Kanadaja do jetë pjesë e ‘kupolës së artë’

‘Bëhuni shteti ynë i 51’, Trump: Kushti nëse Kanadaja do jetë pjesë e ‘kupolës së artë’

6 muaj më parë
Sulmet vde*kjeprurëse në Ukrainë, reagon ashpër Trump: Putin po luan me zjarrin

Sulmet vde*kjeprurëse në Ukrainë, reagon ashpër Trump: Putin po luan me zjarrin

6 muaj më parë
 Kër*cënimet e Trump, Mbreti Charles vizitë në Ottawa: Kanadaja nuk është në shitje

 Kër*cënimet e Trump, Mbreti Charles vizitë në Ottawa: Kanadaja nuk është në shitje

6 muaj më parë
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët

‘Putin është çme*ndur, s’e di ç’i ndodhi’,  Kremlini i përgjigjet deklaratave të Trump

6 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH