Janë konfirmuar pesë normat olimpike të xhudistëve kosovarë. Kjo u bë e ditur nga trajneri Driton Kuka.
“Kosova gjegjësisht Federata e Xhudos përfundoi garën e fundit kualifikuese për Lojëra Olimpike. Konfirmohen pesë norma olimpike për Lojëra Olimpike për federatën tonë”, tha Kuka.
Normat janë fituar nga Distria Krasniqi (52 kg), Nora Gjakova (57 kg), Laura Fazliu (63 kg), Loriana Kuka (78 kg), Akil Gjakova (73 kg). Të gjithë janë pretendentë për medalje olimpike në Paris.