Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Pl@goset një person në Mitrovicë, dërgohet me urgjencë në spital – I dyshuari është arr*estuar

    Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

    Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

    Katër të arrestuar në Shqipëri, trafikonin armë nga Kosova

    Katër të arrestuar në Shqipëri, trafikonin armë nga Kosova

    Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

    Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

    Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

    Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

    Biserko: Qëllimi i Vuçiqit nuk është Serbia në BE

    Biserko: Qëllimi i Vuçiqit nuk është Serbia në BE

    KQZ certifikon rezultatet e balotazhit për kryetarët e 18 komunave

    Dyshimet për manipulim votash, Prokuroria në Mitrovicë urdhëron intervistimin e 43 kryesuesve

    Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon përjetësisht

    Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon përjetësisht

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Moti me shi: Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Konfirmohet aktakuza ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

27 Prill 2024, 8:25
në Kryesore, Lajme
Konfirmohet aktakuza ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa për rastin “PAYKOS”, e që dëmi i pretenduar ndaj Telekomit pretendohet të jetë afër 7 milionë euro.Mustafa ngarkohet se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, i cili rezulton të jetë marrë më 5 mars 2024, thuhet Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të paraqitur nga mbrojtësi i Mustafës, avokati Driton Muharremi.

Avokati Muharremi kishte kërkuar që aktakuza të hudhet me pretendimin se nuk e plotëson as standardin minimal të dyshimit të bazuar se i pandehurit Mustafa ka kryer veprën penale që i vihet në barrë, si dhe provat që gjenden në shkresat e lëndës nuk provojnë që i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Pretendim tjetër i mbrojtjes është edhe aktvendimi për pezullimin  hetimeve, që sipas mbrojtjes është marrë në mënyrë të kundërligjshme për shkak që lëndën Prokuroria e dërguar në Shqipëri me qëllim që ta ndalojë parashkrimin absolut dhe arsyet për të cilat janë pezulluar hetimet nuk kanë të bëjnë me rastet të cilat e lejojnë pezullimin sipas KPPRK-së.

Mbrojtja po ashtu ka kundërshtuar edhe super-ekspertizën, me pretendimin se Prokurori i Shtetit në lidhje me angazhimin e ekspertëve jashtë vendit, ka vepruar në kundërshtim me nenin 9 dhe 10 të Ligjit për Ekspertë Gjyqësor.

Kërkesën për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës, kjo gjykatë e ka refuzuar si të pabazuar, me arsyetimin se aktakuza si e tillë është përpiluar në pajtim me nenin 235, paragrafi 1 të KPPRK-së si dhe e njëjta nuk përmban të meta të atilla që pamundësojnë vazhdimin e procedurës penale dhe se përmban të gjitha elementet e nevojshme që të mund të procedohet tutje.

“…njëherit mbështetet në prova thelbësisht të mbështetshme dhe të marra konform dispozitave ligjore dhe se nuk ka vend për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave ashtu siç pretendohet nga mbrojtësi i të pandehurit se provat që gjenden në shkresat e lëndës nuk provojnë që i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet dhe janë në kundërshtim me rregullat e kapitullit XVII të KPPRK-së”, thuhet tutje në vendimin e gjykatës.

Në lidhje me pretendimin që super-ekspertiza e dërguar në Shqipëri ka pasur për qëllim që ta ndalojë parashkrimin absolut, gjykata ka gjetur se pezullimi i tillë është bërë konfrom nenit 155 të KPPRK-së dhe nuk lëshohet në qëllimet e hetuesisë.

Ndërkaq, sa i përket pretendimit se Prokurori i Shtetit në lidhje me angazhimin e ekspertëve jashtë vendit ka vepruar kundërligjshëm, sipas kësaj gjykate në kohën kur Prokuroria ka bërë angazhimin e ekspertëve jashtë vendit gjegjësisht të Shqipërisë, ligji i sipërpërmendur (Ligji për Ekspertë Gjyqësor) nuk ka qenë në fuqi, ashtu që deri në muajin gusht të vitit 2023 në fuqi ka qenë rregullorja për Procedurën e Certifikimit, Emërimit, Kushtet, Të Drejtat, Detyrimet dhe Shpërblimin e Ekspertëve Gjyqësor e miratuar nga KGJK, ku e njëjta nuk ka rregulluar çështjen sipas pretendimeve të mbrojtjes.

Sipas këtij vendimi, gjykata ka konstatuar se për t’u vërtetuar fajësia apo pafajësia e të pandehurit Mustafa, duhet të shkohet në shqyrtim gjyqësor, andaj edhe vlerëson se në këtë fazë të procedurës të gjitha këto pretendime të mbrojtjes janë të pabazuara.

Ndryshe, për këtë çështje penale kjo gjykatë më 9 janar 2024 ka mbajtur seancën fillestare në të cilën i pandehuri Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm për veprën penale për të cilën akuzohet.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar edhe aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila rezulton të jetë përpiluar më 3 maj 2023.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Mustafa në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës SH.A në Prishtinë, më 16 mars 2015 e në vazhdimësi me dije ka vepruar në dëm të PTK-së, ashtu që fillimisht ka lidhur kontratë – marrëveshje me Paykos L.L.C ku operatori ekonomik luan rolin e ndërmjetësuesit/distributorit të shitjes tek pala e tretë për shitjen e produkteve kryesisht mbushje elektronike dhe kode të gjeneruara elektronike për kartela gërvishtëse, çmimet e produkteve dhe shërbimeve kanë përfshirë edhe TVSH-në, ku provizioni total i shitjes ishte 9.7% të transaksionit.

Tutje, akti akuzues thotë se i akuzuari Mustafa me dashje dhe me qëllim që t’i shkaktojë dëm material Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”, ka nënshkruar vazhdimisht ankese shtesë ku secili lloj i provizionit që do të paguhet ndaj operatorit ekonomik i është shtuar përqindja në TVSH, duke e favorizuar kështu Paykosin në njërën anë e në anën tjetër e ka dëmtuar Telekomin e Kosovës.

Sipas akuzës, të dëmshme janë vlersuar Aneksi II, III, V dhe VI, Memorandumi i vitit 2016 dhe Marrëveshja komerciale-bashkëpunimi-ofrimin e shërbimeve për lojë shpërblyese.

Me lidhjen e këtyre ankeseve-marrëveshjeve, akuza thotë se i akuzuari Mustafa me dije ka vepruar në dëm të ndërmarrjes që vazhdimisht i ka ndryshuar kushtet e kontratës në disfavor të ndërmarrjes që ka përfaqësuar, në vend që t’i mbrojë interesat e saj, ashtu që i njëjti me dashje i ka shkaktuar dëm në shkallë të madhe Telekomit të Kosovës, dhe atë në vlerë prej 6 milionë e 796 mijë e 732 euro.

Me këto veprime, Mustafa akuzohet se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, nga neni 291, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, dhe lidhur me nenin 81, paragrafi 1, nënparagrafi  1.2 dhe 1.5 të KPRK-së.

Ndryshe, Mustafa ngarkohej edhe në një rast tjetër, për të cilin në dhjetor të vitit 2022, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë, e cila më 21 shtator 2021, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj tij dhe dy ish-drejtuesve tjerë të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Ejup Qerimi dhe Rexhë Gjonbalaj, të akuzuar për korrupsion. /BetimipërDrejtësi

Etiketat: Agron MustafaaktakuzëTelekomi
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ngrihet ak*takuzë ndaj të dyshuarit për grisje të Kuranit në Prizren

Ngrihet ak*takuzë ndaj të dyshuarit për grisje të Kuranit në Prizren

9 muaj më parë
Qeveria emëron Hyrmete Mydytin kryesuese e Bordit të drejtorëve të Postës

Qeveria në detyrë i ndan 10 milion euro si huamarrje për Telekomin

10 muaj më parë
Ngritet  aktakuzë ndaj në personi për k*rime lufte në Gjakovë

Ngritet  aktakuzë ndaj në personi për k*rime lufte në Gjakovë

11 muaj më parë
Keqpërdorin detyrën në KRU `Gjakova`, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj pesë personave

Keqpërdorin detyrën në KRU `Gjakova`, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj pesë personave

11 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH