Kryeministri i Republikës së Kosvës, Albin Kurti, nesër me fillim nga ora 10:00 do të zhvillojë një takim me kryetarët e komunave, shkruan KosovaPost.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPost, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Gjithashtu, përmes një komunikate për media, edhe Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Kurti do ketë takim me kryetarët e komunave.
Në ftesë thuhet se përveç Kurtit, të pranishëm në këtë takim, do të jenë edhe tre ministra të Qeverisë së Kosovës, Hekuran Murati nga ministria e Financave, Artane Rizvanolli nga Ministria e Ekonomisë dhe Elbert Krasniqi nga Pushteti Lokal.
Takimi i tyre do të zgjas më shumë se tre orë, ndërsa do të shqyrtohen temat: buxheti për këtë vit, investimet në sektorin e energjisë dhe përballja me krizën energjetike. /KosovaPost/