Një operacion i madh policor u zhvillua sot nga Antidroga e Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Pejës, në fshatin Raushiq.
“Kalaja” prangosi dy persona të dyshuar, të cilët janë ndaluar për 48 orë.
Aty u gjet dhe konfiskua rreth 100 kilogramë drogë e llojit marihuanë.
Rreth këtij rasti ka folur për Klankosova.tv prokurori i rastit Ersan Qavolli.
“Është shkatërruar një laborator i drogës. Operacioni është zhvilluar në Raushiq të Pejës dhe kemi zhvilluar kontrolla edhe në Barilevë. Janë 213 bimë, në gjendje të ndryshme, disa prej tyre e gatshme dhe tjerat në formë të bimëve duke u terur”, tha ai.
Qavolli njoftoi se në këtë aksion janë konfiskuar edhe katër vetura.
Ai njoftoi se nesër do të bëhet edhe kërkesa e caktimit të masës së paraburgimit për personat e dyshuar.
Për rastin më herët njoftoi edhe Policia e Kosovës.