Kryekuvendari Glauk Konjufca ka qenë i pari që ka folur më mbledhjen e sotme të përbashkët mes parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai para deputetëve të të dyja shteteve ka thënë se janë bashkë pas sulmeve terroriste që Kosova ka pasë në Banjskë vitin e kaluar, dhe nëntorin e këtij viti në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.
“Jemi mbledhur në këtë seancë të përbashkët të Kuvendeve tona të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike, gjeopolitike dhe sigurisë që e shoqërojnë rajonin tonë dhe kontinentin tonë edhe gjatë këtij viti”.
“Edhe dy muaj bëhen tri vjet që nga agresioni i paprovokuar i federatës ruse mbi Ukrainën dhe mbi popullin e Ukrainës, dhe ne si rajon dhe si Kosovë i kemi ndier ndikimet e tërthorta dhe të drejtpërdretja të këtij agresioni. Republika e Kosovës po e mbyll edhe këtë vit e sulmuar nga elemente të cilat lidhen me Serbinë e që po e synojnë destabilizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe të luftës hibride”.
“Sulmi që u bë para pak ditësh ndaj kanalit kryesor të Ibër- Lepencit nuk mund të konsiderohet ndryshe përveçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si një realitet sovran dhe një rend ligjor dhe demokratik që nuk ka alternativ në tërë territorin e Republikës sonë”.
“Mos të harrojmë se ky sulm i rëndë ndaj infrastrukturës sonë kritike, të furnizimit me ujë dhe me energji vjennjë vit pas sulmit të rëndë që e përjetoi Republika jonë që ishte sulmi në Banjskë organizator dhe mbështetës i këtij sulmi është Milan Radoiçiq, i mbështetur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e cili mbetet ende i pa ndëshkuar nga drejtësia në Serbi që pothuajse nuk ekziston fare”, ka thënë Konjufca.
Tutje, ai tha se “Andaj, ky përbashkim i yni sot përbën më shumë sesa simbolikën e bashkëpunimit mes institucioneve tona. Kjo seancë duhet të shihet si një dëshmi se Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht, duke qenë se ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveçse interesin kombëtar të kombit i cili për ne është i përbashkët”, njofton Klankosova.tv.Në sallën e Kuvendit të Kosovës sot u mblodhën liderët e të dyja shteteve, deputetët, bashkë me kryekuvendarët Glauk Konjucfa dhe Elisa Spiropali. Në fillim të seancës janë intonuar Himni i Kosovës dhe ai Kombëtar. Aty të pranishëm janë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij nga Shqipëria, Edi Rama.