Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Fetoshi: Gjuriq reprizon “viktimizimin” në Këshillin e Sigurimit

    Fetoshi: Gjuriq reprizon “viktimizimin” në Këshillin e Sigurimit

    Konjufca në OKB: Çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkan, njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së dhe NATO-s

    Konjufca në OKB: Çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkan, njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së dhe NATO-s

    Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimit me SHBA-në

    Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimit me SHBA-në

    Kurti takon presidenten e BERZh-it, diskutojnë për bashkëpunimin në energji dhe në infrastrukturë

    Kurti takon presidenten e BERZh-it, diskutojnë për bashkëpunimin në energji dhe në infrastrukturë

    SHBA po punon drejt një “armëpushimi të qëndrueshëm dhe efektiv” me Iranin

    SHBA po punon drejt një “armëpushimi të qëndrueshëm dhe efektiv” me Iranin

    Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu

    Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon përmirësimin e shërbimeve publike

    Hovenier: Serbia i ka bërë kërkesë zyrtare Kosovës për ndihmë juridike për Radoiçiqin

    Përfaqësuesja e Danimarkës në OKB: Serbia t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë  

    Kurti në takim me Yvette Cooper.: Mbretëria e Bashkuar, partner strategjik i Kosovës

    Kurti në takim me Yvette Cooper.: Mbretëria e Bashkuar, partner strategjik i Kosovës

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

09 Prill 2026, 22:21
në Kryesore, Lajme
Konjufca në OKB: Çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkan, njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së dhe NATO-s
Share on FacebookShare on Twitter

Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.Në fjalën e tij mes të tjerash ka kërkuar edhe që Serbia të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur e sovran.

Po ashtu, kryediplomati Konjufca ka folur edhe për Ligjin për të Huajt.

Fjala e plotë e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në mbledhjen e 10132-të të Këshillit të Sigurimit të OKB-së:

“Faleminderit, z. President

Shkëlqesi të nderuara,

Duke marrë parasysh raportin e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, i cili ofron një përmbledhje të detajuar të zhvillimeve politike në Kosovë, pavarësisht disa elementeve kontraverse dhe të njëanshme që nuk pasqyrojnë saktësisht ngjarjet në terren.

Do t’i mbaj vërejtjet e mia të shkurtra, pasi e kuptoj që ky Këshill ka çështje dhe kriza të tjera më urgjente për të trajtuar.

Republika e Kosovës vazhdon të lulëzojë si një demokraci e qëndrueshme, me institucione funksionale, rritje të qëndrueshme ekonomike, polici dhe forca profesionale të sigurisë, e përputhur me standardet më të larta të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve, të cilat garantohen me Kushtetutë, ndërsa demonstron qëndrueshmëri ndaj sfidave të jashtme dhe krizave globale që janë në zgjërim e sipër.

Që nga takimi ynë i fundit, ne kemi mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar, duke treguar edhe një herë se Kosova ka ndërtuar institucione demokratike dhe të pavarura, të afta për të ruajtur stabilitetin dhe për të mbështetur standardet liberale.

Qeveria e sapoformuar do të vazhdojë programin e saj ambicioz të reformave për ta bërë Kosovën më të begatë, më të sigurt dhe më të integruar me botën e gjerë.

Megjithatë, Beogradi ka vazhduar të luajë një rol përçarës, duke tentuar të ndërhyjë në zgjedhje dhe duke u përpjekur t’i imponojë komunitetit lokal serb në Kosovë, Listën Serbe të mbështetur nga Beogradi, duke synuar të pasqyrojë sundimin autoritar dhe një-partiak të Serbisë. Falë vendosmërisë sonë dhe mbështetjes së partnerëve tanë, ne kemi parandaluar me sukses ndërhyrje të tilla të huaja dhe kemi ruajtur integritetin e institucioneve tona demokratike.

Z. President,

Ne jemi një komb paqedashës dhe nuk kemi ndërhyrë kurrë në punët e brendshme të shteteve të tjera. Pavarësisht agresionit të Serbisë dhe kërcënimeve të vazhdueshme hibride kundër institucioneve dhe shoqërisë sonë, Kosova mbetet e gatshme të normalizojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe fqinjësore.

Megjithatë, pengesa për paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve mbetet Serbia, e cila nuk është e interesuar as për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe as për anëtarësimin në BE. Ata po përpiqen t’i mohojnë rajonit tonë stabilitetin, prosperitetin dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike, të cilat janë shumë të nevojshme.

Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur, si dhe të ndalojë mbajtjen peng të shoqërisë dhe të gjithë rajonit ndaj aspiratave të saja për hegjemonizëm rajonal.

Ndërsa raporti i UNMIK-ut njeh me saktësi përpjekjet e Kosovës për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, ai anashkalon efektin stabilizues të përpjekjeve tona konstruktive për integrimin e pakicave në veri.

Funksionimi efektiv i një shoqërie mbështetet në kohezionin shoqëror dhe integrimin brenda një kuadri të përbashkët ligjor dhe politik. Ky është një kuadër brenda të cilit shumë prej jush këtu në Këshillin e Sigurimit të OKB-së veproni kur bëhet fjalë për mbrojtjen e pakicave.

Përpjekjet tona në veri të Kosovës për të ofruar siguri dhe për t’iu përgjigjur kërcënimeve, synojnë të sigurojnë një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga prejardhja e tyre etnike, në mënyrë që qytetarët tanë të mund të jetojnë në paqe dhe të lirë nga presioni i strukturave të paligjshme serbe.

Në këtë drejtim ne kemi ndërmarrë masa për të integruar dhe harmonizuar shërbimet komunale shëndetësore, arsimore dhe shërbime të tjera publike në zonat e populluara nga serbët me ato të Qeverisë së Kosovës.

Z. President,

Kosova ka një nga kornizat më të avancuara të mbrojtjes së pakicave në Evropë. Megjithatë, shqetësimet tona mbeten se Serbia dhe akterë të tjerë keqdashës vazhdojnë të përdorin të drejtat e pakicave si armë dhe të shfrytëzojnë karakterin multietnik të Kosovës për të nxitur përçarje, çrregullime dhe për të minuar institucionet tona demokratike dhe bashkëjetesën paqësore.

Raporti përmend vetëm shkurt zbulimin e armëve të paligjshme në veri të Kosovës, por nuk vlerëson në mënyrë adekuate përpjekjet konstruktive dhe masat proporcionale të ndërmarra nga Policia e Kosovës dhe institucionet tona qeveritare për të ruajtur paqen dhe normalitetin në këtë pjesë të Kosovës. Gjatë tre viteve të fundit, Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar 247 armë të paligjshme dhe 17,421 fishekë municion në zonat e banuara me serb në veri.

Në mënyrë të ngjashme, raporti i UNMIK-ut thekson disa incidente të izoluara dhe lokale, të cilat aktualisht po hetohen nga policia profesionale e Kosovës, por nuk përmend kërcënimet hibride të Beogradit për të penguar paqen dhe për të penguar integrimin e komunitetit serb.

Në veçanti, raporti nuk e mbulon mjaftueshëm rastin e sulmeve të armatosura dhe terroriste në Banjska në shtator 2023, gjë që mbetet një shqetësim i madh për ne. Republika e Kosovës, ashtu si BE-ja dhe NATO-ja, ka bërë vazhdimisht thirrje për vendosjen para përgjegjësisë, gjatë tre viteve të fundit. Beogradi ka urdhëruar, trajnuar dhe tani mbron autorët kryesorë të këtij terrorizmi dhe agresioni, përfshirë Milan Radoiçiqin, i cili në kohën e sulmeve ishte nënkryetar i Listës Serbe të mbështetur nga Beogradi në Kosovë. Ne nuk mund t’i besojmë Serbisë dhe nuk mund të presim të normalizojmë marrëdhëniet pa llogaridhënie të qartë si dhe pa garanci për mos-agresion.

Po ashtu, nëse raporti i UNMIK-ut do të kishte qenë më i balancuar dhe i saktë, ai do të kishte raportuar mbi zhvillimet në rajon, veçanërisht qasjen autoritare dhe shkatërruese të Serbisë, e cila është e dukshme përmes rritjes së armatimit, retorikës së përshkallëzimit ushtarak, fushatave të dezinformimit, spastrimit etnik administrativ të shqiptarëve në 3 komuna: Në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë.

Z. President,

Pavarësisht këtyre sfidave, Kosova, vitin e kaluar, 2025, u njoh edhe nga 4 shtete anëtare të OKB-së: Kenia, Sudani, Siria si dhe Bahamas, dhe ne presim që të krijojmë dhe forcojmë marrëdhëniet diplomatike dhe politike.

U jemi mirënjohës 121 shteteve anëtare të OKB-së të cilat zyrtarisht e kanë njohur pavarësinë dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës. Unë u bëj thirrje shteteve të tjera të OKB-së që pa vonesë të mëtejshme, ta njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, dhe të hapin rrugë për miqësi dhe bashkëpunim të ri për përfitim të ndërsjellë.

Çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkan mbetet tek njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-së.

Z. President,

Sa i përket sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, raporti i UNMIK-ut nuk i mbulon mjaftueshëm përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin, dhe i përmend shkurtimisht përpjekjet tona për promovimin e drejtësisë tranzicionale dhe ofrimin e drejtësisë ndaj viktimave përmes gjykimeve për krime lufte.

Megjithatë, përfshirja e një aneksi të gjerë mbi Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar përbën një keqkarakterizim të natyrës juridike dhe një tejkalim të autoritetit raportues të UNMIK-ut. Dhomat e Specializuara nuk janë krijim i Rezolutës 1244. Ato nuk u krijuan nga ky Këshill, nuk nxjerrin autoritet prej tij dhe nuk bien brenda mandatit të UNMIK-ut. Dhomat e Specializuara u krijuan nëpërmjet një amendamenti kushtetues të miratuar nga Parlamenti i Kosovës. Baza e tyre ligjore rrjedh nga një shkëmbim dypalësh letrash midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ato janë produkt i rendit ligjor sovran të Kosovës, të krijuar përmes proceseve legjislative demokratike dhe të mbështetura përmes partneritetit me Bashkimin Evropian. Dhomat e Specializuara duhet t’i raportojnë Parlamentit të Kosovës. Po kështu, prania e EULEX-it bazohet në marrëveshje me institucionet e Kosovës dhe duhet të kuptohet brenda këtij kuadri. Përpjekjet e vazhdueshme për të paraqitur institucionet e krijuara nga Kosova me një kuadër me status neutral ose të derivuar nga OKB-ja janë të papranueshme.

Z. President,

Më lejoni të përfundoj duke ndarë pikëpamjen tonë të kahershme, të ndarë edhe nga shumë anëtarë të Këshillit këtu, se mandati i UNMIK-ut ka përfunduar, dhe se burimet dhe stafi i OKB-së do të përdoreshin më mirë diku tjetër për të adresuar krizat dhe konfliktet e tjera urgjente.

Kosova tani është një shtet i pavarur, sovran dhe demokratik që ka arritur normalitetin dhe funksionalitetin, një pikë referimi e mjaftueshme për largimin e UNMIK-ut.

Siç demonstrohet nga përfshirja jonë e fundit në Bordin e Paqes, i cili u krijua nga Presidenti Trump, Kosova është e gatshme të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin në pjesë të tjera të botës, siç është Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit për Gazën, e cila u mandatua nga Rezoluta 2803 e këtij Këshilli, nëntorin e kaluar.

Fokusi nuk duhet të jetë në praninë e OKB-së në Kosovë, por në pranimin e Kosovës në OKB. Ne besojmë se UNMIK-u duhet të transformohet në një zyrë që do të lehtësonte anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB dhe në agjencitë e mekanizmat e saj. Kjo do të ishte një mënyrë më e qëndrueshme për të përdorur burimet e OKB-së sesa përpjekja për të krijuar një rol që nuk ekziston.
Ju faleminderit të gjithëve.”/Arbresh.info

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

52 minuta më parë
Fetoshi: Gjuriq reprizon “viktimizimin” në Këshillin e Sigurimit

Fetoshi: Gjuriq reprizon “viktimizimin” në Këshillin e Sigurimit

58 minuta më parë
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimit me SHBA-në

Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimit me SHBA-në

2 orë më parë
Kurti takon presidenten e BERZh-it, diskutojnë për bashkëpunimin në energji dhe në infrastrukturë

Kurti takon presidenten e BERZh-it, diskutojnë për bashkëpunimin në energji dhe në infrastrukturë

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH