Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, Amerikën e Veriut dhe Territoret Përtej Detit, Stephen Doughty, transmeton KosovaPost.
Këtë e bëri të ditur Konjufca nëpërmjet një postimi në platformën sociale të kompanisë amerikane X.
“Ai më përcolli urimet e tij për rolin tim të ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën. E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar gjatë gjithë udhëtimit të shtetndërtimit të Kosovës”, theksoi Konjufca duke shtuar:
“Partneriteti Kosovë-Mbretëri e Bashkuar mbetet një shtyllë e fortë e zhvillimit tonë demokratik, sigurisë dhe progresit ndërkombëtar”.


























