Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar banorët e lagjes Kodra e Diellit, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme drejt fitores së 9 shkurtit. Konjufca me bashkëpunëtorë ëshë pritur me duartrokitje të forta. Ai ka thënë se Prishtina është pishtari i Vetëvendosjes dhe i fitoreve të mëdha, përcjell KosovaPost.
“Banorët e lagjes Kodra e Diellit në Prishtinë na ofruan mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për fitoren e 9 shkurtit.
Pas takimeve e tubimeve në Gjilan, u kthyem në Prishtinë, pikërisht në njërë nga shkollat më identifikuese të qytetit, në shkollën “Ismail Qemali” ku bashkë me kandidatë për deputetë u pritëm ngrohtë mes brohoritjeve të shumta për fitore.
Prishtina voton 118 sepse Prishtina është pishtari i VETËVENDOSJE-s e i fitoreve të mëdha”, ka shkruar Konjufca në profilin e tij në Facebook.