Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe kandidati për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me banorët e Smrekonicës së Vushtrrisë, përcjell KosovaPost.
Konjufca tha se kanë biseduar për progresin dhe të arriturat gjatë këtij mandati të plotë të qeverisjes.
“Smrekonica gjithmonë ka qenë shtyllë e fortë edhe e Vushtrrisë edhe e VETËVENDOSJE-s, e do të jetë shtyllë e fortë edhe e fitores së madhe të 9 Shkurtit”, shkroi Konjufca.