Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

    Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

    Rudolph: Kosovës i duhen institucione stabile për agjendën evropiane

    Rudolph: Kosovës i duhen institucione stabile për agjendën evropiane

    Trump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë dy shtetet

    Trump: Pa SHBA-në, NATO është `tigër prej letre`

    Elvis Hoxha ironizon Baton Haxhiun për deklaratat mbi Mitrovicën

    Elvis Hoxha ironizon Baton Haxhiun për deklaratat mbi Mitrovicën

    Sekuestrohen mbi 45 kilogramë ar në Pejë, MINT-i jep detaje

    Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit

    Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu i shtohen KFOR-it si shtete kontribuese me trupa ushtarake në Kosovë

    KFOR-i: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim për sigurinë

    Nisen drejt Kosovës trupat e vik*timave nga ak*sidenti në Vjenë

    Nisen drejt Kosovës trupat e vik*timave nga ak*sidenti në Vjenë

    Turqia dënon su*lmet izr@elite ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa gjatë Bajramit

    Turqia dënon su*lmet izr@elite ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa gjatë Bajramit

    AARC në DASH kërkon zgjidhje të shpejtë për dialogun Kosovë–Serbi

    AARC në DASH kërkon zgjidhje të shpejtë për dialogun Kosovë–Serbi

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Koraq: Vuçiqi është aleati natyror i Trumpit, e dëshiron fitoren e tij

02 Tetor 2024, 8:35
në Lajme
Koraq: Vuçiqi është aleati natyror i Trumpit, e dëshiron fitoren e tij
Share on FacebookShare on Twitter

Kushner si duket e ka pranuar atë formulim, duke injoruar faktin kryesor: si erdhi ndërhyrja e NATO-s në RFJ në radhë të parë, çfarë ndodhi më pas, kur Serbia dëboi pothuajse një milion shqiptarë nga Kosova dhe kur u vranë 13,000 njerëz, thotë për RTK Live, Sonja Biserko.

Marrëdhënia mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kandidatit të Partisë Republikane për President të SHBA-së, Donald Trump, daton që nga koha kur Trump ishte president i SHBA-së, ndoshta edhe pak më herët. Kjo lidhje u krijua nëpërmjet Rudy Giuliani, në atë kohë një kryebashkiak shumë i njohur i Nju Jorkut.

Kështu ka thënë për RTK Live ish-zëvendëskryeministri i dikurshëm i Qeverisë së Zoran Gjingjiqit, profesor në Fakultetin Filozofik në Beograd, Zharko Koraq. Koraq kujton se në vitin 2012, Rudy Giuliani erdhi në Beograd për t’i “shpjeguar Vuçiqit se si duhet të bëhet lufta kundër korrupsionit”.

“Natyrisht, e gjithë kjo, ‘krejt rastësisht’, ndodh gjatë fushatës zgjedhore të Partisë Progresive Serbe të Vuçiqit. Disa vite më vonë, Giuliani ndihmoi Vuçiqin të vizitonte Trumpin në Shtëpinë e Bardhë dhe të nënshkruante një marrëveshje mjaft konfuze, e cila fillimisht kishte për qëllim të ndihmonte në zgjidhjen e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, thotë profesor Koraq.

FAKTORI GIULIAN

Duke komentuar vazhdimin e hetimit të nisur nga kryetari i Komitetit të Financave të Senatit Amerikan, demokrati Ron Wyden nga Oregon, në lidhje me Affinity Partners, një kompani në pronësi të Jared Kushner, dhëndrit dhe këshilltarit të ish-presidentit Donald Trump, Koraq thotë se nuk është i befasuar nga kërkesa e senatorit amerikan për një përshkrim të hollësishëm të kushteve të të gjitha kontratave ndërmjet Affinity Partners dhe qeverisë së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë për zhvillimin e pasurive të paluajtshme në këto dy vende.

Ndërkohë, Zëri i Amerikës ka publikuar se kryetari i Komitetit të Financave të Senatit të SHBA-së po kërkon informacion shtesë nga Affinity Partners në lidhje me marrëdhëniet e biznesit të kompanisë me investitorët e huaj, duke përfshirë qeveritë e huaja që thuhet se i paguajnë firmës qindra milionë dollarë shërbime këshillimore.

Senatori Wyden i kërkon kësaj firme t’i ofrojë atij informacion rreth investimeve në Serbi: një listë të të gjithë individëve dhe subjekteve që janë partnerë të Affinity, një listë të të gjitha vendndodhjeve në Serbi që shqyrton zhvillimin e pasurive të paluajtshme dhe një përshkrim të planeve të zhvillimit për çdo vendndodhje. Bordi është gjithashtu i interesuar se sa saktësisht Affinity po shqyrton të investojë në dollarë në secilin projekt serb të patundshmërive, si dhe sa po investon secili prej partnerëve të kompanisë në secilin projekt.

SERBIA DO TA NDIHMOJË HETIMIN

“Nëse do të ketë një hetim mbi operacionet e kompanisë së Jared Kushner, e cila do të investojë në kompleksin e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, autoritetet serbe do të bashkëpunojnë me autoritetet amerikane”, tha për Zërin e Amerikës ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq. Ai tha gjithashtu se, derisa ishte ambasador i Serbisë në Uashington, ai nuk kishte njohuri për hetimin që po zhvillohej nga Komiteti i Financave i Senatit të Kongresit Amerikan për operacionet e kompanisë së dhëndrit të presidentit Trump.

“Unë nuk ndërhyj në punën e organeve të drejtësisë, as në institucionet serbe, e aq më pak në institucionet amerikane. Serbia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar marrëveshje dhe bashkëpunim cilësor në fushën e drejtësisë”, tha Gjuriq për Zërin e Amerikës dhe shtoi se, “nëse dhe kur lind ndonjë pyetje për këtë temë, të gjitha autoritetet serbe do të jenë në dispozicion të autoriteteve amerikanë”, dhe se Serbia “do të ndihmojë gjithmonë në kryerjen e hetimeve”.

MUZEU I “VIKTIMAVE TË AGRESIONIT TË NATO-s”

Në një letër drejtuar kompanisë Affinity Partners, senatori Wyden shpreh habinë edhe për faktin se në “projektin e Beogradit”, në vendin ku dikur ndodhej Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Jugosllave, do të ndërtohet një muze i “viktimave të agresionit të NATO-s”.

“Është krejtësisht e papranueshme që çdo qeveri e huaj të kërkojë nga një kompani amerikane të marrë pjesë në atë lloj revizionizmi historik antiamerikan, i cili shpërfill spastrimin etnik dhe gjenocidin dhe shpall NATO-n agresore. Është skandaloze që kompania që ajo themeloi dhe e cila është në pronësi të familjes së ish-presidentit dhe ndoshta të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, pajtohet me këtë”, ka shkruar senatori Wyden.

Zëri i Amerikës kujton se në mesin e majit u njoftua se kompania e Kushnerit dhe Qeveria e Serbisë kishin nënshkruar marrëveshjen për rivitalizimin e kompleksit të ish- Shtabit të Përgjithshëm të UJ-së. Detajet e kontratës nuk dihen. Thuhet se kompleksi do të përbëhet nga një hotel, ndërtesa banimi dhe një lloj memoriali për “viktimat e bombardimeve të NATO-s në 1999”.

PERSONALITET I PRIRË NDAJ KORRUPSIONIT

“Nga gjithçka që kemi mësuar, nga të gjitha proceset gjyqësore që janë nisur dhe zhvilluar ndaj tij, është e qartë se Presidenti Trump është një person i prirë ndaj veprimeve korruptuese. Kjo e pasoi gjatë mandatit të tij presidencial dhe më vonë”, tha për RTK Live, Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi. Sipas saj, Richard Grenell, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Trump, është një eksponent i drejtpërdrejtë politik i kandidatit aktual republikan në zgjedhjet amerikane në Ballkan. Sipas Biserkos, Grenell ka vizituar shpesh Beogradin dhe Tiranën gjatë mandatit të Presidentit Biden, duke u takuar me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Grenell është ndërmjetësi kryesor, i cili lehtësoi lidhjen e kontratave të diskutueshme amerikane në Serbi dhe Shqipëri, gjë që tregon jo vetëm karakterin e ish-presidentit, por edhe karakterin e sundimtarit në Shqipëri dhe atij në Serbi. Është pak a shumë njësoj”, thotë Biserko.

Për të është veçanërisht i diskutueshëm ndërtimi i paralajmëruar i “Muzeut të viktimave të agresionit të NATO-s”.

“Kushner si duket u pajtua me atë formulim, duke injoruar faktin kryesor: si erdhi ndërhyrja e NATO-s në RFJ në radhë të parë, çfarë ndodhi më pas, kur Serbia dëboi pothuajse një milion shqiptarë nga Kosova dhe kur u vranë 13.000 njerëz. Është e qartë se pala amerikane, pra ish-presidenti Trump dhe dhëndri i tij, janë persona të pamoralshëm që nuk e respektojnë as vendin e tyre, pasi lejojnë një revizionizëm të tillë historik, i cili funksionon në duart e të lartpërmendurit, por edhe të liderëve të tjerë autokratë në Evropë”, thotë Biserko për RTK Live.

DARKA E FSHEHTË

Në mes të kësaj afere, djali i madh i kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, Donald Trump Jr, ka mbërritur në Beograd, ku është takuar me një grup biznesmenësh serbë të afërt me presidentin Vuçiq. Vizita e Donald Trump Junior nuk u paralajmërua në mediat serbe, ndërsa ambasada amerikane në Beograd nuk e komentoi mbërritjen e tij, njoftoi televizioni i Beogradit N1.

Sipas informacioneve të atij televizioni, në darkë nuk ka marrë pjesë asnjë nga përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë. Trump Jr u largua të nesërmen nga Beogradi dhe fluturoi për në Bukuresht, ku organizoi një ngjarje të ngjashme. Ndryshe nga Serbia, ajo darkë pune ishte paralajmëruar në mediat rumune.

Donald Trump Jr është nënkryetari ekzekutiv i Organizatës Trump dhe menaxhon kompaninë së bashku me vëllain e tij të vogël Eric. Kompania e tyre bëri biznes me qeveri të huaja gjatë periudhës kur babai i tyre Donald Trump ishte president i SHBA- së, gjë që hasi në mosmiratim në publikun amerikan. Trump Jr mori pjesë aktive në fushatën presidenciale të babait të tij në vitin 2016, kur u takua edhe me një avokat rus, i cili premtoi informacione të dëmshme për fushatën e kundërshtares së Trump, Hillary Clinton.

Pas humbjes së Donald Trump në vitin 2020, ai ishte një nga promovuesit më të zëshëm të teorisë së zgjedhjeve gjoja të vjedhura, duke bërë thirrje për “luftë totale” te mbështetësit e babait të tij. N1 kujton se prokurori i përgjithshëm i Distriktit të Kolumbisë konsideroi ta akuzonte atë për nxitje të sulmit të dhunshëm në Kapitolin e SHBA-së, i cili u zhvillua më 6 janar 2021.

ALEATËT NATYRORË

Vizita e Donald Trump Jr në Beograd vetëm sa konfirmon se Vuçiq nuk e ka shkëputur asnjëherë lidhjen me rrethin e Trump, thotë Zharko Koraq për RTK Live, duke nënvizuar se kjo ka ndodhur gjatë fushatës presidenciale në SHBA.

“Sigurisht, fakti që Vuçiq mban marrëdhënie të mira me Rusinë dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj saj, ngre dyshime në atë pjesë të administratës së Uashingtonit që është për Partinë Demokratike, e cila ndoshta beson se Trump Jr ishte në Beograd jo vetëm për punë, por edhe për gjëra të tjera”, thotë Koraq.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili mban kontakte intensive me presidentin e Serbisë, është lidhja e Vuçiqit me administratën aktuale amerikane.

Megjithatë, sipas Koraq, është e qartë se presidenti i Serbisë është shumë më i lidhur me administratën e mëparshme Trump, të cilin, ashtu si kryeministri hungarez Viktor Orbán, e sheh si aleatin e tij natyror.

Tamara Nikçeviq është bashkëpunëtore e RTK-së dhe trajton tema nga rajoni

Etiketat: Aleksander VuçiqDonald TrumpZharko Koraq
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Vuçiq nderon me “Urdhrin e Flamurit Serb”, kongresisten amerikane Claudia Tenney, përmend edhe dialogun e Kosovën

Vuçiq nderon me “Urdhrin e Flamurit Serb”, kongresisten amerikane Claudia Tenney, përmend edhe dialogun e Kosovën

10 muaj më parë
‘Bëhuni shteti ynë i 51’, Trump: Kushti nëse Kanadaja do jetë pjesë e ‘kupolës së artë’

‘Bëhuni shteti ynë i 51’, Trump: Kushti nëse Kanadaja do jetë pjesë e ‘kupolës së artë’

10 muaj më parë
Sulmet vde*kjeprurëse në Ukrainë, reagon ashpër Trump: Putin po luan me zjarrin

Sulmet vde*kjeprurëse në Ukrainë, reagon ashpër Trump: Putin po luan me zjarrin

10 muaj më parë
 Kër*cënimet e Trump, Mbreti Charles vizitë në Ottawa: Kanadaja nuk është në shitje

 Kër*cënimet e Trump, Mbreti Charles vizitë në Ottawa: Kanadaja nuk është në shitje

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH