Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Po e raportonte rastin e rrahjes në policinë e Prizrenit, kërcënohet edhe aty ‘online’

    Pesë të arrestuar në Kaçanik për tentim vjedhjeje në argjendari, dy shtetas serbë kapen në flagrancë

    Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

    36-vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve

    Mblidhet Bordi i ZRRE-së, ky është rendi i ditës

    Vendet e Ballkanit shprehin ngushëllime për Turqinë pas ak*sidentit tr@gjik të autobusit

    Dallaveret me numërim, kaq vjet burg mund të dënohet një anëtar i Komisionit Zgjedhor!

    Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim ndaj 10 të dyshuarve për manipulim me vota

    Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit

    PZAP refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj LVV-së për gjoja shkelje të Kodit të mirësjelljes

    Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP

    KQZ-ja në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e UÇK-së të mund të votojnë

    Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Koreja e Veriut thotë se raketa e re hipersonike do t’i ‘frenojë’ rivalët

07 Janar 2025, 11:09
në Botë
Koreja e Veriut thotë se raketa e re hipersonike do t’i ‘frenojë’ rivalët
Share on FacebookShare on Twitter

Koreja e Veriut tha të martën se raketa më e fundit që e testoi është raketë e re hipersonike, me rreze të mesme veprimi, e dizajnuar për t’i goditur shënjestrat në Paqësor.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar se do ta zgjerojë arsenalin bërthamor të Phenianit për t’i kundërshtuar kombet rivale.

Të hënën, Ushtria e Koresë së Jugut tha se e vërejti Korenë e Veriut duke e lëshuar një raketë e cila fluturoi 1.100 kilometra para se të binte në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Koreja e Veriut ka demonstruar sisteme të shumta armësh vitin e kaluar, të cilat mund t’i vënë në shënjestër fqinjët e saj, si dhe Shtetet e Bashkuara. Në mesin e armëve të testuara ka pasur edhe raketa balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë. Janë ngritur shqetësime se Veriu mund t’i avancojë edhe më tej aftësitë e veta ushtarake përmes teknologjisë së ofruar nga Rusia, pasi këtu dy vende kanë rritur bashkëpunimin për luftën në Ukrainë.

Në vitet e fundit, Koreja e Veriut ka lëshuar dhe testuar raketa të ndryshme me rreze të mesme veprimi, të cilat, nëse perfeksionohen, mund ta arrijnë bazën ushtarake të SHBA-së në Guam.

Prej vitit 2021, ajo ka testuar amë hipersonike të dizajnuara për të fluturuar të paktën pesë herë më shpejt sesa shpejtësia e zërit. Qëlllimi i shpejtësisë dhe lëvizshmërisë së armëve të tilla është t’i bëhet ballë sistemeve rajonale të mbrojtjes raketore. Megjithatë, nuk është e qartë nëse këto raketa mund të fluturojnë vazhdimisht me shpejtësinë e njëjtë siç pretendon Veriu.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut thanë se Kimi e mbikëqyri testimin e raketës të hënën dhe se raketa udhëtoi 1.500 kilometra, duke i arritur dy pika të ndryshme kulmore, 99.8 kilometra dhe 42.5 kilometra, dhe se arriti një shpejtësi 12 herë më të shpejtë se shpejtësia e zërit, para se ta godiste saktë shënjestër detare.

Lee Sung Joon, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, deklaroi se ushtria koreanojugore beson se Koreja e Veriut po i ekzagjeron aftësitë e sistemit të saj hipersonik, duke theksuar se raketa mbuloi një distancë më të vogël dhe se ajo nuk e arriti një pikë të dytë kulmore në trajektoren e saj.

Sipas Lee, ka mundësi që ky testim ishte vazhdim i një testimi tjetër të një rakete balistike hipersonike me rreze të mesme, i kryer në prill. Ai gjithashtu e vuri në dyshim efikasitetin e përdorimit të këtyre sistemeve në një territor relativisht të vogël si Gadishulli Korean. Ai shtoi se ushtritë e Koresë së Jugut dhe SHBA-së po vazhdojnë ta analizojnë raketën.

Kim Jong Un e përshkroi raketën si arritje thelbësore në qëllimet e tij për ta përforcuar programin mbrojtës bërthamor të Koresë së Veriut, duke e krijuar një arsenal “që askush nuk mund t’i përgjigjet”, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA).

Kim e përsëriti se këmbëngulësia e tij për forcimin e arsenalit bërthamor ka për qëllim kundërpërgjigjen ndaj “kërcënimeve të ndryshme të sigurisë të ngritura nga forcat armiqësore”. Por, KCNA nuk përmendi kritika të drejtpërdrejta ndaj Uashingtonit, Seulit apo Tokios.

Lëshimi i raketës ndodhi gjatë vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Seul, ku ai zhvilloi bisedime me aleatët koreanojugorë mbi kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut dhe çështje të tjera.

Në një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut, Cho Tae-yul, Blinkeni e dënoi lëshimin e raketës nga Koreja e Veriut, duke theksuar se kjo veprimtari shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër programeve të armëve të Veriut.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim për rritjen e bashkëpunimit midis Koresë së Veriut dhe Rusisë në luftën e Moskës në Ukrainë.

Blinken e përshkroi bashkëpunimin ushtarak mes Phenianit dhe Moskës si “rrugë dypalëshe”, duke thënë se Rusia i ka ofruar pajisje ushtarake dhe trajnim Veriut dhe se synon t’i japë edhe teknologji hapësinore dhe satelitore.

Sipas vlerësimeve nga SHBA, Ukraina dhe Koreja e Jugut, Koreja e Veriut i ka dërguar më shumë se 10.000 trupa dhe sisteme armësh konvencionale për ta mbështetur fushatën luftarake të Moskës. Ka shqetësime se Rusia mund t’i dhurojë Koresë së Veriut teknologji të avancuar armësh në këmbim, gjë që ka mundësi ta rrisë kërcënimin që përben ushtria e Kimit e armatosur me armë bërthamore, shkruan Radio Evropa e Lirë.Në një konferencë politike për fundvit, Kim Jong Un u zotua se do ta zbatojë politikën “më të ashpër” kundër SHBA-së dhe kritikoi përpjekjet e administratës Biden për ta forcuar bashkëpunimin e sigurisë me Seulin dhe Tokion, të cilin e përshkroi si një “bllok ushtarak bërthamor për agresion”. REL

Etiketat: Kim Jong UnKoreja e Veriutraketa hipersonike
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Zbulohet nga sateliti,  Koreja e Veriut ka ndërtuar anijen më të madhe luftarake në histori

10 muaj më parë
Kim Jong Un teston dronët k_amikazë: Do fokusohemi tek Inteligjenca Artificiale

Koreja e Jugut: Kim Jong Un ka dërguar 3000 trupa të tjerë në Rusi

Ligjvënësi koreano-jugor: Koreja e Veriut dërgoi 3.500 ushtarë të tjerë në Rusi për stërvitje

11 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH