Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

    Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

    ‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit

    ‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit

    Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetëvendosje për deformim të historisë së UÇK-së

    Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetëvendosje për deformim të historisë së UÇK-së

    Mungesa të karburantit dhe radhë të gjata godasin qytetin Derby në Mbretërinë e Bashkuar

    Mungesa të karburantit dhe radhë të gjata godasin qytetin Derby në Mbretërinë e Bashkuar

    Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

    Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

    Kosova e Kolumbia forcojnë marrëdhëniet, nënshkruhen tri marrëveshje

    Kosova e Kolumbia forcojnë marrëdhëniet, nënshkruhen tri marrëveshje

    Analiza e DW: Lëkundjet e Vuçiqit në politikën e jashtme

    Analiza e DW: Lëkundjet e Vuçiqit në politikën e jashtme

    Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

    Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

    KEDS-i vazhdon investimet në rrjet, tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kosova 25 mes Uncle Sam dhe Uncle Suckler

17 Shkurt 2025, 16:23
në Kryesore, OP / ED
Kosova 25 mes Uncle Sam dhe Uncle Suckler
Share on FacebookShare on Twitter

NGA BEN ANDONI 

Mënyra sesi Shqipëria dhe Kosova po shikojnë zhvillimet e fundit ndërkombëtare reflekton realisht perceptimin e institucioneve tona për realitetin dhe atë të politikës për të ardhmen. Ngazëllimi i PD-së nuk ka fre, pas marrjes për zgjedhjet e majit 2025 të njërit prej njerëzve kryesorë të Trump, Chris LaCivita. U harrua narrativa që u krijua nga demokratët për non-gratën e Berishës dhe çdo gjë tjetër. Në kampin e PS-së nxijnë, pasi SPAK-u po godet jashtëzakonisht fort në radhët e tyre. Masa e arrestit ndaj kryebashkiakut Veliaj mbuloi çdo lajm tjetër, ndërkohë që Evropa dhe pranë nesh Kosova kanë mbajtur frymën për Konferencën e Sigurisë në Mynih, kurse delegacioni kosovar afishon çdo takim, ku më i njohuri lidhej me gjeneralin amerikan që po merret me Gazën. Anipse, përshëndetja e z. Trump për Ditën e Pavarësisë së Kosovës çliroi shumë energji pozitive.

Në të vërtetë, zyrtarët evropianë janë trandur. Delegacioni amerikan në përballjen e parë zyrtare të këtij niveli në Mynih shpërfaqi ftohtë dhe me cinizëm perspektivën e re që z. Trump e ka parathënë me deklaratat e tij. Ashtu si pritej, çështja e pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në kontinent ishte tema qendrore në Konferencën e Sigurisë, ku nënpresidenti i SHBA-ve, JD Vance, paraqiti vizionin e ri. Pak orë më parë, aleatët evropianë të NATO-s e kishin marrë mesazhin prej Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, i cili të premten në Varshavë paralajmëroi aleatët se prania ushtarake amerikane në kontinent s’do të “zgjasë përgjithmonë”. Megjithatë, këto shikohen si “kuriozitet” në Shqipëri dhe gjuhë force kundër Evropës, që shumë shqiptarë kanë shumë qejf ta paraqesin si “lojë të fortësh”, kurse në Kosovë të gjithë bateritë janë për ndërtimin e qeverisë Kurti-3.

Çështja më shqetësuese në këto momente për shqiptarët nuk mund të jetë non-grata e Berishës dhe as piruetat e Ramës me Sazanin për Jared Kushner, por e ardhmja e Kosovës. Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, nuk ka pasur asnjë interesim zyrtar për zgjedhjet, ndërkohë që parametrat e zgjedhjeve lanë për të dëshiruar me gabimet e sistemit të KQZ-së, organizimin dhe fjalët që ndau kryeministri aktual Kurti ndaj kolegëve kryetarë të opozitës, që po afrohen për tortën e pushtetit duke e përtypur ofendimin “hajvanët”. Presidentja Osmani, që është më shumë jashtë vendit në këto ditë, është munduar të mbledhë siguri, kurse Kurti dhe Gërvalla të tregojnë prezencë në Mynih. Por, ata ishin krejt të padukshëm para realiteteve para të cilit po dridhet tashmë i gjithë kontinenti ynë. Shefi i NATO-s, Rutte dha pak oksigjen pasi e mbështeti politikën amerikane për rritjen e kontributeve në organizatë, por nuk ishte në gjendje të thoshte se çdo të bëhet me vendet e rrezikuara direkt nga sulmet, siç mund të jetë edhe rasti i Kosovës në të ardhmen. Vuçiq po e shfaq hapur interesin dhe në fjalët e fundit, mëton se USAID ia krijoi problemet, bash organizata që e ka ndihur si pakkush Kosovën. Llogaria cinike e presidentit serb duket e kalkuluar mirë, pasi do të qëndrojë në të njëjtin kohë në përkrahjen amerikane dhe ruse. Nuk është zgjedhje aq e trashë. Kosova, një nga vendet më proamerikane në botë, duhet të llogarisë tashmë edhe bllokimin prej 90 ditë të fondeve të USAID (autoritetet amerikane arritën e quajtën organizatë kriminale), ashtu si edhe më shqetësuesen të ardhmen e 600 ushtarëve të dislokuar në Kosovë. Këta të fundit kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në fashitjen e trazirave në veri, por edhe kanë shërbyer si mur sigurie për të dy komunitetet kryesore në Kosovë: shqiptarë dhe serbë. Veçse, realiteti është kokëfortë, Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron të tërheqë 20,000 trupa nga Evropa, raportoi ANSA, pak ditë më parë, si pjesë e një rishikimi të angazhimit të Uashingtonit për Evropën. Dhe, nuk u mjaftua me kaq, por kërkoi që “…nga ata që kanë mbetur, do të donte një kontribut financiar nga vendet evropiane, sepse këta ushtarë janë parandalues dhe kostot nuk mund të përballohen vetëm nga taksapaguesit amerikanë!”.

Llogariten rreth 100,000 trupa amerikane të dislokuara në Evropë, nga të cilët më shumë se 65.000 janë të vendosur si të përhershëm në kontinent, kurse pjesa tjetër vjen dhe ikën me rotacion. Për hir të së vërtetës, evropianët e dinë tashmë mendimin e SHBA-ve, pasi Trump-1 në 2020 njoftoi se do të tërhiqeshin 12,000 trupa nga Gjermania, si përgjigje e dështimit të Berlinit për të përmbushur objektivat e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes. Pak muaj më pas, Presidenti Joe Biden pezulloi zyrtarisht tërheqjen e planifikuar të trupave amerikane nga Gjermania. Por, duke u kthyer pas, mbi Kosovën tashmë rëndojnë masat shtrënguese të Evropës, marrëdhëniet e ftohta me aleatët strategjikë dhe Brukselin, e papritura e zhvillimeve amerikane (largimi ose reduktimi i trupave!), si edhe gjendja ekonomike e vendit. Ndaj, cilido që do realizojë qeverinë, duhet të ketë parasysh se Kosova do të përballet me shumë të panjohura që nuk mund t’i përballojë dot e vetme, nëse nuk mendon se duhet të bëjë krijimin e vijave të kuqe, ku faktori politik të ketë zë të përbashkët për disa gjëra! Në fushatë u pa se u fol shumë zbehtë dhe përciptas për dialogun me Serbinë, por edhe mënyrën sesi do të qaset ai. Është harruar se duhet shumë punë për të ndryshuar konstatimin e ish-ambasadorit Hovenier kur pohoi se: “Po përballemi me sfida të ndryshme nga Qeveria aktuale dhe ky është ndryshimi nga marrëdhëniet që kemi pasur më parë me qeveritë e kaluara”.

Kosova, me një popullsi prej 1.6 milionë banorësh, është një nga vendet më të varfra në Evropë me një prodhim të brendshëm bruto vjetor prej më pak se 6000 euro për frymë. Të mendosh investimet amerikane, ku prej vitit 1999 janë investuar më shumë se 2 miliardë dollarë në Kosovë, përfshirë investime mbi 1 miliard dollarë nga USAID (shtator ‘23), ndërkohë që buxheti për vitin 2025 është 3.6 milionë euro, e kupton mirë rëndësinë. Për Kosovën, është ende e paqartë se çfarë do të artikulohet nga zyrtarët e rinj të Departamentit të Shtetit dhe sidomos sekretari i Mbrojtjes Hegseth që flet me gjuhën ushtarake të z. Trump dhe që e shastisi kontinentin kur informoi aleatët në Bruksel se SHBA pajtohet me disa nga kërkesat themelore të Rusisë, pa nisur ende bisedimet me Ukrainën, fakt që tregon se Evropa dhe Kievi, nuk përbëjnë ndonjë rëndësi të madhe për ta. Nga të pakët zyrtarë të Evropës, ai që “çuditi” ishte kryeministri Rama, kur artikuloi në Mynih se: “Zgjedhja e Trump është akti më bujar i Zotit, kundrejt BE për t’i dhënë një shans Europës të zgjohet dhe Europa duhet së pari të mos jetë kaq vetëreferente”.

Megjithatë, në Kosovë dhe në Shqipëri kjo erdhi si pëshpërimë nga një kryeministër i vogël, pasi ajo që në Bruksel jehoi mbi kokat e trallisura të zyrtarëve të NATO-s nga zoti Hegseth ishte e thartë: “Mos bëni gabim, Presidenti Trump s’do të lejojë askënd ta kthejë ‘Dajë Samin’ (Uncle Sam-simboli patriotik i SHBA) në ‘Dajë zhvatësin’ (Uncle Suckler)”. Fjalë të hidhura, por edhe për Kosovën po duket se po vinë ditë me plot të papritura. (Homo Albanicus)

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

24 minuta më parë
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit

‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit

37 minuta më parë
Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetëvendosje për deformim të historisë së UÇK-së

Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetëvendosje për deformim të historisë së UÇK-së

2 orë më parë
Mungesa të karburantit dhe radhë të gjata godasin qytetin Derby në Mbretërinë e Bashkuar

Mungesa të karburantit dhe radhë të gjata godasin qytetin Derby në Mbretërinë e Bashkuar

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH