Kosova ka qenë shumë pranë golit të dytë në minutën e dyzet e tretë të ndeshjes kundër Suedisë, kur pas një rrëmuje në zonën vendase, gjuajtja e Abdullahut është ndalur nga shtylla, duke i mohuar dardanëve rritjen e epërsië.
Pavarësisht humbjes së këtij rasti, Kosova po zhvillon një ndeshje të fortë dhe është në avantazh pas pjesës së parë në “Nya Ullevi” të Goteborg, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Goli i epërsisë është shënuar në minutën e tridhjetë e dytë, kur Finsik Asllani ka realizuar pas një aksioni, në të cilin kanë marrë pjesë Muriqi dhe Hoxha.
Suedia ka dominuar në posedimin e topit, por pa arritur të krijojë shumë raste të rrezikshme, ndërsa Kosova ka treguar efikasitet dhe organizim në lojë.


























