Nga Ardian Gola
Kosova ka jo pak histori te trishta. Por asgjë nuk ia kalon historise se abuzimit të emrit të shenjtë te UÇK-së. Atij emri, në të cilin është e misheruar historia e rezistences dhe heroizmit, guximit dhe patriotizmit, dhimbjes dhe sakrifices.
Çdo që filloi me përdorimin më të turpshem të mundshem, atë për uzurpim të banesave: “Mos e prek: UÇK”. Kjo ishte shperfaqja me e pacipë e mungeses së sentimentit kombetar dhe ndjeshmerise për një sakrifice, që rrallëkishte parë bota. Ky lloj abuzimi i turpshem më pas kishte marre permasa, për te cilat eshte perfolur shumë në trajtë të ‘sekretit publik”.
Abuzimi me këtë emer të shenjtë, të vetmin të shenjtë të historisë së vonshme të Kosoves, nuk ishte vetem i këtij lloji. Emri i UÇK-së u konvertua në kapital elektoral për qellime të pastra politike duke e rrezikuar me kompromitim përmes pronesimeve partiake.
Tash jemi deshmitare edhe te nje abuzimi po aq neverites te ketij emri te shenjte: perdorimi per mobilizim kunder nje qeverie, e cila eshte duke bere perpjekje kolosale per t’u perballur me nje Serbi te papermiresueshme sa hegjemonike aq edhe kriminale. Dhe njekohesisht duke pasur mbi qafe tere trashegimine e mbrapshte te kompromiseve politike me Serbinë në një proces dialogu te kthyer ironikisht komplet kunder vetes per plot nje dekade.
Dhe kulmi i ironisë dhe trishtimit është që, kësaj radhe, abuzuesit e ketij emri të shenjtë të UÇK-së mobilizuesit që po thuhet se janë edhe organizatore te protestes se sodit, jane disa figura publike, te cilat shprehimisht dhe pa ekuivoke kane thene se “UÇK-ja ka kryer krime”.
E dhimbshme, per bese teper e dhimbshme.


























