Dardanët të dielën mbrëma në Murcia do të luajnë ndeshjen kthyese të Play-off-it kundër Islandës në Ligën e Kombeve.
Kosova të enjten mbrëma mundi Islandën, me rezultat 2-1, në ‘Fadil Vokrri’.
Dueli i të së dielës do të jetë vendimtare për skuadrën që garojë në Ligën B të Ligës së Kombeve në sezonin e ardhshëm.
Kombëtarja jonë sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Kosovë para nisjes drejt Murcia-s.