Në qytetin e Gjakovës në Kosovë është mbajtur gara e 71-të tradicionale e kërcimit nga Ura e Fshejt, transmeton Kosova Post.
Gara u organizua nga klubi i kërcimit “Bridge Divers” në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës ndërsa e ndoqën qindra njerëz.
Në garën e cila organizohet tradicionalisht në urën e ndërtuar në shekullin e 18-të, e cila është rindërtuar pasi është shkatërruar plotësisht në Luftë e Parë Botërore”, mbi 20 sportistë kosovarë kërcyen nga lartësia prej 22 metrash në lumin Drini i Bardhë.
Shkëlzen Goqi u bë i pari në stilin dallëndyshe të kërcimit nga ura ndërsa Nasib Krasniqi i dyti dhe Bledar Morina i treti.
Tradita e kërcimit nga Ura e Fshejt ka vazhduar pandërprerë nga viti 1954 e deri në 1999 në kohën e Luftës së Kosovës, ndërsa pas disa vitesh ndërprerje tradita rifilloi në vitin 2014.
Synohet që eventi të sillet sërish në nivel ndërkombëtar dhe të kontribuojë në turizmin e vendit.