Këshilli Prokurorial i Kosovës publikoi listën e kandidatëve që kanë kaluar testin me shkrim.
Ky proces po zhvillohet në kuadër të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj.
Në këtë listë dallohen disa emra që e kanë kaluar këtë fazë, si emri i Nita Lumezit, e që mund të jetë familjare e ish-kryeprokurorit, Aleksandër Lumezit, e njëjta vlen dhe për Vilson Malokun, djali i liderit të KPK-së, Jetish Maloku.
Në test kanë marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 djem dhe 131 vajza.