Mehmet Kraja, kryetar i AShAK-ut, Mehmet Kraja, ka shkruar pak fjalë për shuarjen e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare. Sidoqoftë, s’arriti të shkruante as dy fjali pa bërë një gabim drejtshkrimor – mjaft të rëndë për një akademik, dorën në zemër.
“Sot është ditë zie për letërsinë, por janë edhe çaste të mburrjes dhe krënarisë. Rrugë të mbarë për në amshim, mik i çmuar!” – shkroi Kraja në rrjetin “Facebook”.
Mund të arrijmë në përfundimin se Kraja nuk di si shkruhet emri “krenari”, pasi e ka shkruar “krenarisë”.
Në marsin e vitit 2022, Kraja kishte reaguar kundër një shkrimi të gazetës “Nacionale” pikërisht për shkronjën “ë”.