Nezir Kraki, njohës i çështjeve politike, tha se Kosova nuk duhet të rikthehet në dialog pa u sqaruar mirë pozicioni i BE-së.
“D.m.th Kosovës i vendosen masa sepse e ka dërguar Policinë legjitime me rujt rend në veri dhe me ngjarjet e fundit doli që ai veprim ka qenë më i duhuri. Serbia dërgon brigadë terroriste në Kosovë, vret e plagos policë të Kosovës, dalin me dhjetëra fakte dhe BE deklaron se i duhen prova me i vendos masa Serbisë”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Sipas tij, shihet që qasja e BE-se ka qenë gabim nga fillimi dhe s’del kush në Bruksel me mbajt përgjegjësi për këtë punë.
























