Krasniqi, bën të ditur se bashkë me anëtarë të tjerë të PDK-së ka përkujtuar këtë ngjarje madhore me respekt e mirënjohje martirët dhe dëshmorët e UÇK-së, të cilët “27 vite më parë i dolën përballë armikut me guximin, besimin dhe gjakun e tyre”.
“Ata janë drita e pashuar e lirisë sonë dhe themeli i shtetit që gëzojmë sot. Ne nuk do t’i harrojmë kurrë! Lavdi e përjetshme heronjve të Likoshanit dhe Çirezit!”, ka shkruar Krasniqi.


























