Sipas tij, sot komuniteti egjiptian ka nevojë për një hapësirë qe e meriton, një vend ku arti kultura e trashëgimia kanë shtëpinë e tyre.
“Gjakova një qytet me histori, egjiptianët komunitet me traditë, Kosova një e ardhme mundësi. Sot komuniteti egjiptian ka nevojë për një hapësirë qe e meriton, një vend ku arti kultura e trashëgimia kanë shtëpinë e tyre. IRD do të ndërtojë qendrën kulturore për komunitetin egjiptian. Një hapësirë për koncerte, shfaqje teatrale dhe aktivitete kulturore. Zgjedhja e qytetit të Gjakovës si lokacion është një pikë e rëndësishme për historinë dhe kontributin artistik të komunitetit”, thotë ai.
Sipas Krasniqit, kjo qendër do të përfshijë salla për aktivitete kulturore, hapësira për organizata jo qeveritare dhe galeri arti.rtk.