Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se në Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian ka vizituar disa nga familjet që janë përfituese nga programi për ndërtimin e shtëpive.
Krasniqi tha se disa nga familjet të cilat i ka ndihmuar MAPL-ja janë familja Bajramaj, Ganaj nga Komuna e Istogut dhe familja Lani, Abazaj dhe Litaj nga Klina.
“Në mbrëmje,jemi takuar për të bashkëbiseduar me bashkëpuntor dhe aktivist nga Istogu dhe Klina. Jetesa e bazuar në mirëqenie dhe barazi është prioritet i IRDK-së, dhe si e tillë është tashmë është integruar në prioritetet qeveritare”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./teve1.info/