Kreatorja e njohur Kimete Haxhimurati-Gashi e cila është pothuajse kreatorja me e kërkuar sa i përket veshjeve tradicionale në kombinim me modernën ka vendosur që biznesin e saj ta hap edhe në Prishtinë.
Kimetja e cila deri me tani kishte dyqanet e saj në Rahovec dhe Prizren, tash do ketë një bashkëpunim me këngetaren Ganimete Jashanica dhe kreacionet e saj të ralla do ti sjell edhë në kryeqytet me dyqanin e hapur sot në qendër të Prishtinës tek ‘Tre sheshirat’.
E kjo pa dyshim që është nje lajm tejet i mirë për gjitha ato femra që njohin punën e ‘Tiara Fashion’ dhe stafit të saj profesional që din të kombinojnë artin dhe modernën, e gjithë kjo punim dore me plotë stil dhe elegancë. Me përvojen e saj 35 vjeçare kreatorja Kimete Haxhimuarti mbetët emri me i kërkuar jo vetëm nga estrada por edhe nga femrat e të gjitha trojeve shqiptare që duan të kenë veshje unike për raste të veçanta.
Vlen të theksohet së këngëtaret e njohura Remzije Osmani,Shkurte Fejza, Violeta Kuaj, Ganimete Jashanica e shumë emra tjerë të estradës dhe shumë emra tjerë te estradës, kanë ‘Tiara Fashion’ vendin e tyre ideal të përzgjedhjes se veshjeve unike për eveninimentet speciale të tyre.