Krerët e shtetit bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Krerët e shtetit bënë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nderë të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në shënim të 16- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, krerë të lartë shtetërorë bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me anëtarë të kabinetit qeveritar bënë homazhe tek varrezat e familjes Jashari. Ata, këtë herë, nuk u prononcuan për medie.

Krerët e shtetit, sot në kuadër të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës kanë bërë nderime dhe homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe tek ai i veprimtarit të  çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika