Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Tërmet në Malishevë

    Tër*met në Kosovë, ja ku ishte epiqendra

    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

    Nga 1 tetori, Trafiku Urban falas edhe për disa kategori të qytetarëve

    “Trafiku Urban” hyn në grevë në Prishtinë, punëtorët me kërkesa për kushte më të mira

    Ambasadat e SHBA-së dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses

    Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë muaj

    Shefi i kabinetit të kryeministrit britanik jep dorëheqjen mes skandalit të Mandelsonit lidhur me Epsteinin

    Shefi i kabinetit të kryeministrit britanik jep dorëheqjen mes skandalit të Mandelsonit lidhur me Epsteinin

    Thirrje institucionale dhe qytetare për ajër më të pastër

    Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme

    Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare

    Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare

    Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë

    Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë

    SHBA-ja dënon deklaratat e Milorad Dodikut

    Fetoshi: Heqja e sanksioneve për Dodikun `koncesion` i gabuar apo `karrotë`

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kreu i Këshillit Gjyqësor: Nëse na ulin pagat, Ligjin e dërgojmë në Kushtetuese

02 Janar 2023, 11:20
në KOSOVË
Kreu i Këshillit Gjyqësor: Nëse na ulin pagat, Ligjin e dërgojmë në Kushtetuese
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj shprehet se në rast se me Ligjin për Paga, që tashmë është miratuar në Kuvendin e Kosovës, parashihet ulja e pagave për gjyqtarët do t’i shikojë të gjitha mundësitë që këtë Ligj ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Krahas këtyre veprimeve për këtë Ligj, Zogaj ndër të tjerash flet edhe për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë, mospajtimet me ekzekutivin por edhe punën e këtij institucioni gjatë vitit të kaluar.

Kreu i KGJK-së thotë se vazhdimisht ka pasur përpjekje për t’i ulur pagat e gjyqtarëve.

“Ka pas një përpjekje të vazhdueshme për të ulur pagat e gjyqtarëve, ne kur po flasim ende nuk e dimë se sa do të jetë paga e gjyqtarëve. KGJK do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese nëse në Ligjin për pagat do të ketë zbritje për pagat e gjyqtarëve, ne shpresojmë që do të ketë qartësim deri në masë të administratës gjyqësore, shpresoj që do të ketë rritje, sepse ende është enigmë çështja e vlerës së koeficienteve, por që vlerësimet preliminare nënkuptojnë se do të ketë ulje drastike të pagave, diçka që është krejtësisht e papranueshme për KGJK”, thekson Zogaj për KosovaPress.

“Nuk mund të ketë ulje të pagave të gjyqtarëve sepse janë legjitimuar pagat me ligj e vendim dhe realisht për 5 vite gjyqtarët kanë pranuar këto paga dhe në kohën e inflacionit të madh dhe krizës të ulen pagat është krejtësisht e papranueshme. Për fat të keq deri tani nuk kemi një refleksion të Avokatit të Popullit as në raport me vendimin e përparshëm dhe as të paktën deri tani të deklaruar me Ligjin e pagave, megjithatë pavarësisht kësaj. gjyqësori do të shikojë të gjitha mundësitë kushtetuese për ta ndjekur çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese”, shton ai.

Sa i takon Ligjit për Zyrtarët Publikë, i cili tashmë është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga partitë opozitare PDK dhe LDK, Zogaj shprehet se ky Ligj dëmton organizimin e administratës dhe si i tillë është i papranueshëm edhe për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Gjatë vitit 2022 shpesh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por edhe vetë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë reaguar karshi vendimeve të gjykatave. Rasti i fundit ishte për ish-policin serb, Dejan Pantiq të cilit masa e paraburgimit iu zëvendësua me atë të arrestit shtëpiak.

Këto reagime të ekzekutivit karshi gjyqësorit, Zogaj i konsideron të papranueshme dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor. Ai thotë se vendimet e gjyqtarëve duhet pranohen e jo të komentohen, aq më pak nga kryeministri i vendit.

“Ndërhyrjet e qeverisë përmes interpretimit të vendimeve të gjyqësorit tash nuk janë të pazakonta, kemi në mënyrë të përsëritura, kemi sjellje të tilla të qeverisë në raport me punën e gjyqësorit, por që realisht kjo është një situatë e papranueshme ekzaktësisht siç e ka thënë edhe komunikata e KGJK që të gjithë duhet t’i pranojnë vendimet e gjyqësorit, madje edhe ne që jemi pjesë përbërëse e gjyqësorit dhe administrojmë me drejtësinë, nuk kemi të drejtë t’i komentojmë vendimet e gjyqësorit. Në rastin konkret (të ish-policit Pantiq) gjyqtari kompetent i çështjes në kuadër të departamentit kompetent ka kryer detyrat kushtetuese dhe ligjore duke vendosur për çështjen sipas një kërkese që ka ardhur po ashtu nga një autoritet kompetent. Kjo është ndërhyrje direkte në punën e gjykatave, paramendoni në një vend demokratik kryeministri të interesohet për emrin e gjyqtarit që vendos për një çështje gjyqësore, është absurde dhe e papranueshme”, shprehet Zogaj.

Në “tensionim” të raporteve mes gjyqësorit dhe ekzekutivit ndikoi edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për ulje të pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, vendim për të cilin më pas Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e përkohshme të pezullimit.

Kryesuesi i KGJK-së shprehet se në këtë situatë kur siç tha ai, vazhdimisht janë atakuar në forma më të vrazhda nga qeveria kanë vendosur ta reduktojnë komunikimin. Madje, ai thotë se të gjithë gjyqtarët tashmë kanë marrë pagat e muajit dhjetor siç i kanë marr për 5 vitet e fundit.

“Po komunikojmë me institucionet në kuadër të kornizës së përgjegjësive që kemi në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, ne kemi vendosur të kemi një reduktim të komunikimit për iniciativat e përbashkëta sepse definitivisht në situatën e krijuar ne kemi vlerësuar se nuk mund të kemi komunikimin të mirëfilltë ndërkohë që ne tërë kohën jemi të atakuar në format më të vrazhda të mundshme prej qeverisë dhe akterëve tjerë në Qeveri. Tash besoj se të gjithë e kanë të qartë se është vendim i paligjshëm, madje është një vendim në kundërthënie edhe me vetë qëndrimin e vetë qeverisë që kishte me çështjen e njëjtë, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe një vendim në kundërshtim me Ligjin për gjykatat sepse pagat e gjyqtarëve janë rritur në bazë të Ligjit. Pagat janë ekzekutuar siç kanë qenë për 5 vite për shkak se është pezulluar zbatimi i vendimit të qeverisë dhe ne shpresojmë se do të vazhdojmë kështu deri në momentin që të vendoset të rriten pagat e gjyqësorit”, thotë kryesuesi i KGJK-së.

Reklama

Zogaj konfirmon se gjatë shkurtit do të vendosin për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë, derisa thekson se situatën në Gjykatën Themelore në Mitrovicën Veriore e kanë trajtuar me shumë kujdes.

Po ashtu, ai thotë se këtyre gjyqtarëve u është pezulluar paga, ndërsa kanë filluar edhe procedurat disiplinore ndaj atyre që ishin të përfshirë në aktivitet politike.

“Ne kemi trajtuar me kujdes këtë proces, pra të gjithë gjyqtarët dhe stafi janë paguar vetëm për ditët që kanë punuar, janë pezulluar pagat e tyre, ky ka qenë hapi parë, janë filluar procedurat disiplinore ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe stafit që kanë qenë të përfshirë në aktivitetet politike që bie ndesh me përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese me etikën e gjyqtarit dhe të gjithë do të marrin përgjegjësi edhe në situatën kur ne do të aprovonim të gjithë dorëheqjet disa nuk do të aprovoheshin pasi disa duhet të marrin masat disiplinore përkatëse. Ne nuk mund të shpallim vende të lira për zëvendësimin e gjyqtarëve pa aprovuar dorëheqjet e tyre, pra do të kemi fillimisht procesin e dorëheqjeve dhe pastaj zëvendësimin e tyre, shtimi i kapaciteteve nuk nënkupton se janë zëvendësuar gjyqtarët, jo thjesht kemi shtuar kapacitetet të përballojmë punën dhe shërbimet në këtë periudhë. Besoj që do të trajtohen gjatë muajit shkurt sepse janari është muaj i intervistave për gjyqtarët e rinj në KGJK”, thekson Zogaj.

Kreu i KGJK-së edhe njëherë rithekson kundërshtimet për procesin e vettingut me ndryshime kushtetuese, i cili sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, do të përfshinte krerët e KGJK-së, KPK-së si dhe krerët e gjykatave.

Sipas Zogajt, me këtë proces vetëm po humbet koha për të zhvilluar reformën në drejtësi.

Ndërsa, adreson kritika për Komisionin Ad-Hoc për veting, për çka thotë se deri tani nuk janë ftuar për diskutim ndonëse janë institucioni kyç, madje thekson se në mënyrë absolute do të bashkëpunojnë me këtë Komision.

“E kemi kundërshtuar diskutimin për ndryshime kushtetuese sepse mendojmë se nuk është e nevojshme, edhe tash mendoj se nuk është e nevojshme. Ka pak çudi në këtë proces për shkak se kur shikon përbërjen e grupit ka një dakordim të komplet spektrit politik për vettingun në gjyqësor, njerëzit që nuk dakordohen për asgjë janë dakorduar për gjyqësorin. Ne po e shohim si humbje kohe të reformës në sistemin gjyqësor, e konfirmoj edhe vetë qeveria që është punuar në dy vite në diskutimin në reformën e gjyqësorit dhe pas dy vitesh, cili është rezultati? Ende jemi në pikën zero të reformës në gjyqësor, përveç që ka një opinion të Venecias që mund të bëhet një reformë. Edhe qasja e Komisionit të themeluar nga Kuvendi, pa e paragjykuar fare cila është kryefjala e opinionit të Venecias përfshirje direkte dhe intensive e KGJK-së, ku është KGJK në këtë diskutim? Absolutisht po KGJK nuk mund të rri indiferent përballë përgjegjësisë kur diskutohet për institucionin që ka përgjegjësinë të bëjë reformën, gjithkush mund të ketë iniciativë për ne por në fund të fundit Kuvendi vendos qoftë për ligj apo ndryshime kushtetuese, prandaj ne nuk mund të jemi indiferent prej këtij procesi”, shprehet ai.

Duke folur për punët që si Këshill Gjyqësor i kanë ndërmarrë në vitin e kaluar, kreu i këtij institucioni, Albert Zogaj vitin 2022 e konsideron më të suksesshmin ndër vite.

Zogaj thotë se gjatë vitit të kaluar si institucion i drejtësisë kanë demonstruarnivel të lartë të përgjegjësisë dhe efikasitetit në punë.

Sipas tij, veprimet e ndërmarra në vitin e kaluar do të shkurtojnë kohëzgjatjen e qëndrimit të lëndëve nëpër gjykata.

“Mendoj se është viti më i suksesshëm i krejt viteve për shkak se në radhë të parë është parë identiteti i gjyqësorit, është prezantuar në mënyrën më transparente të mundshme puna e gjyqësorit, është koordinuar në mënyrën më të mundshme puna e gjyqësorit me partnerët që e mbështesin zhvillimin e gjyqësorit, është dhënë llogari në masën më të mirë të mundshme në çfarë do dimensioni që e sheh punën e gjyqësorit. Të arriturat e vitit 2022 mundësojnë që viti 2023 të jetë vit i monitorimit ku ne shpresojmë që do të shkurtojmë kohëzgjatjen e qëndrimit të lëndëve në gjitha gjykatat për shkak se kemi shtuar kapacitetet në Gjykatën Supreme e cila përveç se sot mund t’i kryejë të gjitha lëndët që ka sot Gjykata Supreme, 160 dosje pa përfunduar në fundvit, ka mundësi të jap opinione dhe mendime. Kemi shtuar kapacitetet në Gjykatën e Apelit dhe unë jam shumë i sigurt se në fund të vitit 2023 kohëzgjatja e qëndrimit të lëndëve në Gjykatën e Apelit do të jetë 6 muaj nga 5 vite sa ishte në fillim të vitit 2020 që është diçka e jashtëzakonshme, kemi shtuar numrin e gjyqtarëve në të gjitha gjykatat pa përjashtim”, thotë ai.

Reklama

Kryesuesi i KGJK-së thotë se sfidë për këtë institucion vazhdon të jetë cilësia dhe kthimi i besimit në gjyqësor. E kur e përmend këtë çështje, Zogaj thekson se tensionet e krijuara me qeverinë nuk i kontribuojnë asaj që qytetarët ta kthejnë besimin në organet e drejtësisë.

Ai në fund thotë se gjatë vitit 2022 Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka investuar shumë në lehtësimin e shërbimeve për qytetarët, duke iu mundësuar qytetarëve tashmë nxjerrjen e certifikatës për gjendjen penale dhe përcjelljen e procesit të lëndëve gjyqësore përmes platformave online. /KP

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Tërmet në Malishevë

Tër*met në Kosovë, ja ku ishte epiqendra

3 orë më parë
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

3 orë më parë
Nga 1 tetori, Trafiku Urban falas edhe për disa kategori të qytetarëve

“Trafiku Urban” hyn në grevë në Prishtinë, punëtorët me kërkesa për kushte më të mira

4 orë më parë
Ambasadat e SHBA-së dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses

Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë muaj

5 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH