Dita e përkujtimit të aksionit ushtarako-policor serb “Stuhia” të kryer në gusht 1995 u shënua në Prijedor, një qytet boshnjak famëkeq për krimet e luftës kundër popullatës boshnjake gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kjo është festa e parë e organizuar përbashkët me udhëheqsëit e Serbisë dhe Kishën Ortodokse Serbe, në entitetitin ‘Republika Srpska’ ku së bashku me Kishën Ortodokse Serbe në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Varësisht nga burimi, përllogaritjet për numrin e serbëve që u larguan nga Kroacia gjatë “Stuhisë” variojnë nga 130.000 deri në 300.000. Çdo 4 gusht, që nga viti 1995, Serbia dhe Kroacia veçmas shënojnë përvjetorin e aksionit ushtarak, të cilin Kroacia e percepton si fitore vendimtare në Luftën e Atdheut 1991-95 dhe Serbia e shënon si spastrim etnik të serbëve nga Kroacia.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e quajti “Stuhinë” “spastrimin etnik më të madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”.
Presidenti i entitetit të Republika Srpska, Milorad Dodik, e vlerësoi “Stuhinë” si “një sipërmarrje të përbashkët kriminale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kroacisë”.
Gjatë fjalimit të tij në tubim, ai kritikoi anëtarët e shoqërisë civile të cilët vlerësuan se Prijedori nuk duhet të jetë vend për përkujtim të viktimave dhe të dëbuarve në “Stuhinë”.
Disa parti politike nga Bosnja dhe Hercegovina, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare nga rajoni, shprehën pakënaqësinë e tyre për përkujtimin e Ditës së Përkujtimit në Prijedor, ku në luftën e fundit u vranë më shumë se 3,176 njerëz. civilë të kombësisë joserbe.


























