Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një video humoristike në TikTok-in e tij zyrtar, e cila ka marrë shumë pëlqime nga mbështetësit e tij.
Në video shihet presidenti Vuçiq dhe një i ri me emrin Dalibor Goluboviq, i cili imiton me mjeshtri liderin serb.
VIDEO
Kujtojmë se zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor së bashku me zgjedhjet provinciale.
Presidenti i Serbisë me shpalljen e zgjedhjeve shpërndau Kuvendin e Serbisë, i cili u zgjodh më 3 prill të vitit të kaluar dhe i cili nuk kreu as gjysmën e mandatit katërvjeçar.
























