Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka dhënë detaje pas njoftimit nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik, se uji nga Liqeni i Badovcit momentalisht nuk mund të përdoret për pije e as përgatitje të ushqimit.
Kjo kompani ka thënë se ka në gjendje gatishmërie auto botin me ujë për të furnizuar qytetarët me ujë të pijshëm
Nga kompania ështëbërë e ditur se është duke punuar në përmirësimin e gjendjes dhe se sasia Manganit ka filluar të bie.
“Të gjendur para kësaj situate KRU “Prishtina” ka ne gjendje gatishmërie autobotin me ujë te pijes, i cili ne çdo kohë mund të dalë në teren për të shpërndarë ujë për të pirë”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu bëhet e ditur se me ujë është furnizuar edhe QKUK nga alternativat tjera.
“KRU” Prishtina” ne komunikim me IKSHPK, ka bere furnizimin e QKUK-së përmes alternatives tjetër (Furnizimi Shkabaj – Batllave), duke ofruar fillimisht siguri ne furnizim për nevojat e QKUK-së, sepse uji nga sistemi i Liqenit Batllava (Shajkovc) dhe uji nga Sistemi i Ibrit (Shkabaj) është i sigurt për pije”.


























