Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka thënë se ai nuk e mbështet planin e Izraelit për një ofensivë të plotë në qytetin jugor të Gazës, Rafah, por gjithashtu kundërshton idenë për t’i dhënë fund shitjes së armëve Izraelit.
Cameron i ka thënë “BBC”-së të dielën se përfundimi i shitjeve të armëve në Izrael “do ta bënte Hamasin më të fortë dhe do të bënte më pak të mundshme një marrëveshje pengjesh”.
bMbretëria e Bashkuar është vënë për herë të fundit nën presionin për t’i dhënë fund shitjes së armëve në Izrael, kur tre shtetas britanikë u vranë gjatë një sulmi ndaj një kolone ndihmash në Gaza në prill.
Cameroni ka thënë se “disa ditë më vonë pati një sulm brutal nga Irani ndaj Izraelit”.