Kreu i diplomacisë greke, Nikos Dendias është takuar me Emisarin Special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Dendias sot po merr pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ndërsa ka shfrytëzuar rastin që të takohet edhe me ndërmjetësin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Lajçak për arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve.
“Gjatë një takimi në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, diskutova me Përfaqësuesin Special, Miroslav Lajçak sitatëm aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë për përpjekjet e tij për të arritur përparim në marrëdhëniet midis dy palëve”, shkroi Dendias në Twitter.
During a meeting on the margins of #EU #FAC, I discussed with #EUSR @MiroslavLajcak the state of play and the way forward in the Belgrade-Pristina Dialogue and reiterated 🇬🇷’s firm support for his efforts to achieve progress in the relations between the two sides. pic.twitter.com/NwDQDGLf5k
— Nikos Dendias (@NikosDendias) January 24, 2022
Takimi Dendias – Lajçak, vjen pas takimit që kryediplomati grek e pati me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës në Greqi ku u diskutua për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Greqisë