Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, nesër do të zhvillojë vizitë zyrtare në Kosovë; transmeton Kosova Post.
Siç njoftoi Ministria e Jashtme e Türkiyes, gjatë vizitës së tij, Fidan pritet të diskutojë marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare me zyrtarë të Republikës së Kosovës.
Fidan do të takohet gjithashtu me përfaqësues të komunitetit turk dhe përfaqësues të biznesit në vend.
Türkiye mban një pozicion të rëndësishëm në marrëdhëniet e jashtme të Kosovës, duke qenë ndër vendet e para që njohu vendin tonë.
Vizita nënvizon lidhjet e forta midis dy vendeve, duke rikujtuar se Türkiye aktualisht renditet si investitori i parë më i madh i huaj në Kosovë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin.