Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj.Krenare Sogojeva – Dërmaku, transmeton Kosova Post.
Me këtë rast, znj.Sogojeva – Dërmaku e informoi kryekuvendarin Konjufca lidhur me gjendjen aktuale në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, sfidat që e presin dhe hapat për ngritjen e efikasitetit të punës së saj.
Kryekuvendari Konjufca e uroi znj.Sogojeva – Dërmaku për zgjedhjen e saj në krye të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke i premtuar bashkëpunim dhe përkrahje institucionale./KosovaPost/