Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha të martën se pushtimi rus i Ukrainës është më problematik nga sa priste të ishte, duke shtuar se Evropa tani po përjeton një “katastrofë që po shpaloset në vazhdimësi”.
“Kam frikë të them se tragjedia që parashikuam del përtej parashikimeve tona. Ne jemi duke dëshmuar një fatkeqësi të shpalosur në kontinentin evropian”, deklaroi Johnson.
“Është e qartë se Vladimir Putin është i përgatitur të përdorë taktika barbare dhe pa dallim kundër civilëve të pafajshëm duke bombarduar blloqe banimi, duke vrarë fëmijë, siç po shohim në numër në rritje”, shtoi ai.
Duke biseduar së bashku me homologun e tij polak në Varshavë, kryeministri britanik nderoi “udhëheqjen dhe guximin” e treguar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se ka “frymëzuar dhe mobilizuar” botën.
Në temën e sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Rusisë nga Evropa, Johnson tha se kjo shënon “një nga paketat më të fuqishme të sanksioneve të avancuara ndonjëherë kundër një vendi në dekadat e fundit”.
“Është e qartë se tashmë ka efekt dramatik. Ne jemi të gatshëm të intensifikojmë dhe të vazhdojmë sanksionet për aq kohë sa të duhet”, shtoi ai.