Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendësin e tij Besnik Bislimin, dhe ministrin e Shëndetësisë dhuruan gjak, në përvjetorin e tetë të vdekjes së aktivistit të VV-së Astrit Deharit, përcjell KosovaPost.
“Në përvjetorin e 8-të të Astrit Deharit, ashtu siç është zakon tashmë, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi aktivitetin e dhurimit vullnetar të gjakut, për të nderuar kujtimin e Astritit dhe për të vazhduar aktivitete solidarizuese si ato që ai promovonte”, shkruan në njoftimin e VV-së.
“Ky aktivitet shërbeu si homazh për Astritin dhe si një thirrje për të vazhduar veprat e mira që lënë gjurmë të rëndësishme në shoqëri”, tha VV-ja.