Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka thënë se qeveria e tij do të luftojë për t’i bindur njerëzit se Anglia do të jetë më e mirë për fëmijët e tyre.
Ai ka hënë se nëse i pyet tani njerëzit nëse besojnë se Britania do të jetë më e mirë për fëmijët e tyre, shumë do të thoshin jo. Por, ai tha se do luftojë për t’i bindur ata “derisa të besojnë sërish”.
Po ashtu, Starmer ka premtuar rindërtimin e vendit “tullë për tullë”.
Megjithatë, në fjalën e tij të parë si kryeministër i ri i Britanisë, ka thënë se ndryshimi mund të marrë kohë.


























