Edhe sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë vazhduar vizitat në bizneset prodhuese.
Kësaj radhe ata vizituan kompaninë Frutex në Komunën e Suharekës, me pronar Shaqir Palushin, kompani kjo që produktet e saj i eksporton edhe në vendet e jashtme.
Kryeministri Kurti dhe ministri Murati patën rastin të njoftohen nga afër me procesin e prodhimit të produkteve Golden Eagle, Natural 100% dhe Relax.
Këto pije joalkoolike – lëngje dhe ato energjike eksportohen nëpër vende të ndryshme të botës deri në ShBA.
































