Kurti e ka falenderuar Sarrazin për vizitën e shpejtë pas sulmit të djeshëm në veri.
“Faleminderit, Manuel Sarrazin, Përfaqësues Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, për vizitën tuaj të shpejtë pas sulmeve terroriste të djeshme në territorin tonë. Mbështetja e Gjermanisë dhe aleatëve tanë të tjerë, ndërsa ne e kalojmë me siguri këtë periudhë, është një mbështetje e fortë e demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.
























