Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, i ka mbledhur në takim kryetarët e komunave.
Në takim janë duke marrë pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.