Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosovën dhe Mbretërinë e Bashkuar i lidhin vlerat e përbashkëta demokratike. Nëpërmjet një postim në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar për darkën e punës që ka zhvilluar me sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dhe të Dërguaren e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, përcjell KosovaPost.
Kurti ka thënë se ka falënderuar ata për mbështetjen që kanë dhënë për Kosovën në shtetndërtim.
“Mbrëmë prita në një darkë pune Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dhe të Dërguaren e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, të cilëve iu shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin dhe mbështetjen ndaj vendit tonë përgjatë të gjitha etapave të shtetndërtimit dhe miqësinë e partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona.Biseduam mes tjerash për progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik që ka njohur vendi ynë gjatë këtij mandati qeverisës dhe objektivat e synimet parësore të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropë”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka thënë se ka urova edhe për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit këtë vit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar e për të cilën ofrova bashkëpunimin tonë për ta bërë këtë samit sa më të suksesshëm.