Kryeministri Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të teknologjisë dhe industrisë, “Hannover Messe 2024”. Sot paradite, kryeministri zhvilloi një takim në Berlin i ftuar nga Fondacioni Bertelsmann.

“Mëngjesi në Berlin filloi me një mëngjes të frytshëm pune të organizuar nga Fondacioni Bertelsmann dhe  moderuar nga Daniela Schwarzer dhe Gerald Knaus.  Së bashku me deputetin e SPD-së Frank Schwabe ne diskutuam zhvillimet e fundit të Kosovës dhe hapat tanë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Kurti.Kurti thotë se në Hannover është takuar me kryeministrin e landit të Niedersachsen, Stephan Weil, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ekonomik e kulturor, për energjinë e ripërtërishme, për sektorin e teknologjisë e të industrisë dhe “për mësimet që Kosova mund të marrë nga landi i Niedersachsen dhe për mundësitë që ofro0n për investitorë të huaj”.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika