Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje nga vizita e tij në Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku ka takuar homologun lituanez Gintautas Paluckas me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit dypalësh si dhe për mundësitë e rritjes së investimeve në sektorin e energjisë.
“Në Davos, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror si dhe në Shtëpinë e Kosovës, patëm bisedime e shkëmbime të frytshme me: Kryeministrin e Lituanisë Gintautas Paluckas për të thelluar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimin dypalësh, e me investitorë potencialë e strategjikë për mundësitë e rritjes së investimeve në sektorin e energjisë.
Dita e parë e qëndrimit në Zvicër u përmbyll me darkën e hapjes së Forumit Ekonomik Botëror, e nesër vijojmë mes tjerash edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s.”, ka shkruar Albin Kurti në një postim në facebook.