Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit nga ekzekutivi, kryeministri Kurti do të pritet në takime bilaterale nga krerët e shtetit të Kroacisë.
“Pjesë e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jenë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.
Sipas njoftimit, pas Kroacisë, kryeministri Kurti udhëton për në Slloveni.