Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është në të drejtën e saj në dialog me Serbinë.
“Ne jemi në të drejtën tonë. Në fjalën që kam mbajtur më 14 shtator para mediave në Prishtinë kam sqaruar se në dialogun e fundit ne si Kosovë kemi bërë tre propozime ndërsa Serbia asnjë. Në këto rrethana, ne duhet t’i përmbahemi kornizës së marrëveshjeve që kemi marrë si obligim dhe jo të marrim detyrime të reja”, ka deklaruar Kurti, pas takimit me presidentin federal të Zvicrës, Alain Berset.
Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, kryeministri Kurti nuk foli vetëm për dialogun me Serbinë. Ai pasi falënderoi shtetin helvetik për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset.
Takoi edhe kandidatë shqiptarë të partive të ndryshme zvicerane në zgjedhjet federale të këtij viti të cilët përgëzoi ata për angazhimin e tyre publik e politik në Zvicër, duke e konsideruar atë si dëshmi të mirë integrimit të shqiptarëve atje
























