Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë një polic, gjenden së paku 30 persona të armatosur rëndë.
Kurti në konferencën për media ka publikuar fotografitë e grupit të përbërë prej mbi 30 personave të cilët dyshohet se kanë sulmuar policinë.


























